<b>Haxhiu: </b>  Kurti po shëtitet kot nëpër ShBA, është vizitë turistike

Haxhiu: Kurti po shëtitet kot nëpër ShBA, është vizitë turistike

11.05.2022 23:59

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu,  në emision “Dpt”, e ka quajtur turistike vizitën e kryeministrit Albin Kurti në SHBA.

Haxhiu ka shtuar se nuk është e rëndësishme kjo vizitë, pasi që tema kryesore në Kosovë është Trusti.

“Mendoj se tema kryesore në Kosovë sot është Trusti dhe jo vizita e kryeministrit ose me thënë turizmi i kryeministrit në SHBA”, tha Haxhiu.

Ai është sqaruar se pse po e quan “turistike”, ketë vizitë.

“Turizëm sepse s’po shohim takime për çka e ka mandatin me përfaqësuar Kosovën në nivelin shtetëror. Deri më tani vetëm shëtitje”, tha Haxhiu.

Deputeti haxhiu, e ka ftuar Kurtin, që të kthehët në Kosovë pasi që kriza ekonomike e ka kapluar vendin.

“Unë e ftoj që të mos shëtitet kot në Amerikë por të vijë në Kosovë dhe të punojë aty ku e ka marrë mandatin, sepse kriza ekonomike e ka kapluar vendin. Çmimet po rriten dhe s’ka veprime të qeverisë për të ndihmuar qytetarët”, tha ai.

Tjera nga autori:
1