<b></b> “I shari të shanë”, “kështu ta kërkon nderi”, përplasja e Krasniqit dhe Kadrijajt në Kuvend

“I shari të shanë”, “kështu ta kërkon nderi”, përplasja e Krasniqit dhe Kadrijajt në Kuvend

16.06.2022 12:45

Seanca e sotme e Kuvendit është karakterizuar me tensione të shumta në mes të deputetëve. Kjo pasi veteranët e UÇK-së protestonin jashtë Kuvendit për të kundërshtuar largimin e tyre nga rritja e pagës minimale.

Përplasja me e ashpër ishte në mes të dy ish-veteranëve të UÇK-së, që tani përfaqësojnë dy parti të ndryshme në Kuvend.

Pasi urojë qytetarët e Kosovës për 23-vjetporin e çlirimit, deputeti i LV-së, Gani Krasniq, iu përgjigj liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili javën e kaluar ia kishte përmendur emrin në Kuvend. “Nuk ia kemi borxh askujt për ta fyer njeri-tjetrin. Ramush, është këtu Ramushi, do të ia them. Nuk do të dëshiroja që Ramushi të shanë, të na shanë edhe më nënë, sikurse që zotriu këtu, shefi i grupit parlament, që na ka sha më nënë e babë. Por në urtësinë tona kanë thënë dhe thonë: i shami të shanë”, ka thënë ai.

I menjëhershëm ishte reagimi i deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, e cila i kërkoj kolegut të saj nga LV-ja të dalë në mbështetje të veteranëve të UÇK-së.

“I nderuar baca Gani, respekt për fjalimin që mbajte sot, po të kisha propozuar që me në fjalim të tillë të dalësh para veteranëve me i përkrah dhe me i mbështet. Se kështu ta kërkon nderi dhe kontributi  yt familjar dhe shumë të tjerë që janë sot në këtë sallë”, ka thënë Kadrijaj.

Ky debat fillet i ka javën e kaluar, kur Haradinaj kishte kritikuar deputetët e LV-së për mbështetjen e Projektligjit për ngritjen e pagës minimale, i cili përjashton veteranet nga kjo ngritje.      

Në atë seancë, Haradinaj kishte thënë se disa deputeteve të LV-së duhet të iu vije turp.

“Është turp i madh që njerëz të zgjedhur të popullit sikurse ky z. Muja e do të tjerë kanë mbërri në këtë shkallë të mashtrimit në parlament. Është turp me diskutu në kuvend nëse do ta rritim pagën minimale për veteranët. Është turp për ty Glauk Konjufca, djali i Sherif Konjufcës; është turp për Gani Krasniqin, Enver Dugollin e krejt aty që jeni”, kishte thënë Haradinaj.

Më pas, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i kishte kërkuara të parit të AAK-së të mbaj qetësinë. Ndërsa, Haradinaj iu kishte përgjigjur në mënyrë të ashpër: “Shko bre n’hamam”.

Pas tensioneve, seanca e sotme është ndërprerë, ku shefat e grupeve parlamentare se bashku me kryeparlamentarin Konjufca kanë vendosur që kuvendi të shkoi në pauzë deri në ora 13.

Në këtë seancë plenare të Kuvendit të Kosovës ishte paraparë të shqyrtohet propozimi i shumëpërfolur i Partisë Demokratike të Kosovës që qytetarëve t’u mundësohet tërheqja nga Trustit prej 30 për qind.

Ndërsa, veteranët  po kundërshtojnë miratimin e projektligjit, i cili ka përjashtuar këtë kategori nga rritja e pagës minimale.

Ata po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës tërheqjen e këtij projektligji, i cili është miratuar në lexim të parë javën e kaluar.

Tjera nga autori:
1