<b></b> Influencerët e VV-së përplasen pas skandalit me haraç: Zbulojnë gjëra të çuditshme për njëri-tjetrin

Influencerët e VV-së përplasen pas skandalit me haraç: Zbulojnë gjëra të çuditshme për njëri-tjetrin

08.06.2022 18:11

Akuza të rënda po rëndojnë në drejtim të dy influencuesve të partisë në pushtet (VV). Çka kemi mësuar prej tyre?

Vetëvendosje ka pasur një ndihmë të madhe për të arritur deri te suksesi i jashtëzakonshëm në zgjedhjet e 14 shkurtit edhe nga personalitete me ndikim (të quajtur shpesh influencers) në rrjetet sociale të Internetit. Por, kjo ndihmë duket se nuk ka ardhur ashtu siç kemi menduar të gjithë: në mënyrë parimore. 

Kjo mund të thuhet nëse ndjekim me kujdes përplasjet që po zhvillojnë ndaj njëri-tjetrit dy influencerët e Vetëvendosjes, Blendi Zymi dhe Mentor Llugaliu.

FOTO: Blend Zymi me ish-asistentin personal të kryeministrit Kurti, Arianit Beqirin

Mbështetja e Zymit dhe Llugaliut në platformën Facebook ka qenë më me ndikim sesa e shumë deputetëve të Vetëvendosjes. Por, nëse besojmë fjalët që këta i thonë për njëritjetrin, mbështetja e tyre nuk ka qenë pa asnjë kusht.

Bordi i RTK-së, ministria, Kuvendi, Batllava

Zymi i thotë në një postim Llugaliut se ka pasur ambicie për pushtet goxha të madh pas ardhjes së Vetëvendosjes në pushtet, pas një sulmi që ky i fundit i bëri atij.

“Badihava sulmo o zotni, e ke hupë edhe qat trohë kredibiliteti që e ke pasë në shoqni se tash mo krejt e dinë që ke provu me u bo drejtor në Urbanizëm të Komunës së Podujevës tu u thirrë kishe në 2000 vota; ke tentu me shku në bord të RTK-së, edhe aty dështim e ki... në Ministri të Mjedisit ke pasë marak me marrë drejtorinë e ujërave, edhe aty dështim e ke pasë, qaq larg ke shku sa që ke tentu me mrri edhe te Kryetari i Kuvendit me folë për dy drejtoritë e fundit. E lidhje nuk ki me këtë punë, ti ma shumë se postime n’Fb s’din me bo...”, ka shkruar Zymi në profilin e tij në Facebook.

FOTO: Foto ekrani nga statusi i z. Zymi

Ndërkohë, në lidhje me akuzat se ai ka marrë leje nga Qeveria Kurti për ndërtim në Batllavë, ai mbrohet me këto fjalë:

“Je kapë për Batllave për një projekt që rrallë kush e ka haberin e asaj çka jemi tu bo, e ti lidhje me krye s’ki....”

FOTO: Liqeni i Batllavës

Në një postim në lidhje me skandalin e haraçit të publikuar nga gazeta Nacionale, Zymi është shprehur mjaft kritik ndaj zëvendës-ministrit Hysen Durmishi. Publikisht, ai i ka kërkuar Liburn Aliut që ta shkarkonte Hysen Durmishin.

Llugalia i kishte dalë në mbrojtje me anë të një statusi Hysen Durmishit duke shkruar se të gjitha sulmet ndaj tij po bëheshin që të shpëtohej Liburn Aliu.

“Në ministrinë e Liburnit e Hysenit ashiqare puna është menermethanë dhe tash kur kjo menermethanie nuk po mundet mu mshef mo, disa “aktivista” po mundohen që krejt fajin me ja gju Hyseni që me shpëtu Liburnin.”

FOTO: Llugaliu afër Kurtit

Llugaliu i ka përmendur Aliut banesën dhe shtëpinë që i ka blerë në lagjen luksoze Marigona Hill derisa mbronte Hysen Durmishin, por ai po ashtu përmend edhe një fushatë të nxitur ndaj zëvendës-ministrit në rrjete sociale.

FOTO: Statusi i Llugaliut

Nga përgjimet e publikuara nga gazeta Nacionale dokumentohej se si kërkohej haraç prej 30 mijë eurove në mënyrë që të dërgohej një email në Ministrinë e Infrastrukturës nga një kompani që pronar e kishte dajën e këshilltarit financiar të ministrit të Infrastrukturës, Florent Ramqaj.

Nuk dihet nëse organet e rendit do të gjejnë kohë që të merren me pretendimet e ngritura nga dy personazhet në fjalë për ushtrim ndikimi apo vepra tjera që mund të sanksionohen përmes kodit penal.

Asnjë figurë publike nga Vetëvendosje deri tash nuk ka komentuar pretendimet e z. Zymi apo z. Llugaliu.  

Tjera nga autori:
1