<b></b> JAVA: Rikthimi i Kurtit, një vrasje në Ferizaj dhe protesta

JAVA: Rikthimi i Kurtit, një vrasje në Ferizaj dhe protesta

29.05.2022 08:33

Javën që po e lëmë pas edhe një qytetar më shumë ishte në vendin tonë. Ky qytetar qëlloi të jetë kryeministër. Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, pas më shumë se 20 ditë qëndrim jashtë vendit, ai erdhi në Kosovë. Ndërkohë, protesta për Trustin dhe vrasja në Ferizaj, janë disa nga ngjarjet të tjera që karakterizuan këtë javë.

Rikthimi i Kurti

Pas më shumë se 20 ditë qëndrim jashtë Kosovës, kryeministri Albin Kurti, të premtën me 27 maj, u rikthye në shtëpi.

Kurti me të ardhë në Kosovë, doli sheshit të kryeqytetit për të treguar se nuk e ka ndrshuar aspak vizita jashtë vendit dhe mbetet po ai i njejti.

Në shesh takoi ‘rastësisht’ vëllain e tij, të cilët u fotografuan nga fotografi i Nacionale, foto kjo e cila më vonë u komentua në rrjetet sociale.

Kurti në ditën e parë vendosi të marrë pjesë në Forumin e Bizneseve të Kosovës. Ky ishte aktiviteti i vetëm ditor në agjendën zyrtare në kalendarin e Kurtit.

Kryeministri aty takoi edhe 300 biznesmenë shqiptarë në diasporë, Kosovë e Shqipëri. Të cilëve iu tha se ekonomia e Kosovës ka pësuar rritje bashkë me eksportin.

Pas kësaj, Kurti mori pjesë në ceremoninë e presidentes, Vjosa Osmani, e cila gradoi disa ushtarakë të FSK-së.

Gazetarët i zunë pritë në korridor për ta pyetur rreth takimeve të tij në SHBA, ku Kurti me mburrje e tha se ka zhvilluar takime në Shtëpinë e Bardhë.

Që do të qëndroj gjatë e kam paralajmëruar më kohë përveç atyre që nuk i ndjekin zhvillimet politike. Unë kam qenë Shtëpinë e Bardhë dhe takimi ka qenë me këshilltarin për siguri kombëtare që është pikërisht tak ne funksion siguria për Kosovën. Në ndërhyrjen e NATO-s për ta ndalë gjenocidin në Kosovë kemi pasur presidentin Clinton”, ka thënë Kurti.

Protesta – Trusti

Trusti dhe tërheqja e kursimeve, ishte një ndër temat më kryesore të javës.

Debati për tërheqjen e kursimeve pensionale nga Trusti u karakterizua me një protestë që u organizua në Prishtinë dhe nga diskutimi i mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Trusti i qytetarëve, jo i pushtetarëve Qeverisë”, “Unë të votova ty, ti votoje Trustin”, kanë qenë disa nga pankartat që ranë në sy në protestën e organizuar.

E qytetarët që portestuan thanë se tërheqja e mjeteve nga Trusti “Sado-kudo na kishin ndihmu pak. Janë rritë shumë (çmimet) senet, një shtymje na kish' ba, pak bile me hangër e me pi për naj ditë”.

Në protestë dolën edhe deputetë të partive opozitare.

Vrasja në Ferizaj

Të shtunën në Ferizaj një person 30 vjeçar që doli të jetë vëllai i reperit Buta, qëlloi për vdekje me armë zjarri një tjetër 30 vjeçar, që më parë ishin shokë.

Vëllai i Butës, Qëndrim Jonuzi i njohur me nofkën “Rifa” dyshohet të jetë dorasi në vrasjen e së shtunës në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në Ferizaj, ku mbeti i vdekur Gazmend Hysenin i njohur me nofkën “Strella”.

Sipas informatave zyrtare, “Rifa” kishte goditur me 7 plumba “Strellën” dhe pastaj kishte tentuar që te ikte. Por në vend të ngjarjes, kishte qenë një polic me rroba civile i cili pas thirrjeve për ndalje, kishte shtënë në drejtim të tij duke e goditur në nofullë vëllain e Butë dhe neutralizuar situatën.

Dyshimet e para që erdhi të vrasja, dyshohet se ishin mosmarrëveshjet nga e kaluara dhe djegia e veturës së reperit Buta nga tashmë i ndjeri Gazmend Hyseni.

Nacionale ka sjellë dëshmi nga vendi i ngjarjes të cilat mund t’i lexoni duke klikuar KËTU.

Përveç këtij rasti, një ngjarje e rëndë gjatë javës ndodhi edhe në Mitrovicë të Veriut.

Një 29-vjeçar ka vrarë me thikë vëllain e tij binjak dhe babain rreth orës 06:00 të mëngjesit të së premtes. I riu Marko Bigoviq dyshohet se është autori i krimit të rëndë. Viktima të këtij krimi janë avokati Millan Bigoviq dhe djali i tij Uros Bigoviq.

Gjithashtu, të shtunën, ndërroi jetë ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili vuante nga një sëmundje.

Theksojmë se ekipi i futbollit Real Madrid fitoi mbrëmë për herë të 14-të trofeun e Ligës së Kampionëve duke e mposhtur me rezultat 1-0 ekpin anglez, Liverpool.

Tjera nga autori:
1