<b></b> “Ja me mua, ja me këta”, opozita alarmon për presione ndaj deputetëve për Trustin

“Ja me mua, ja me këta”, opozita alarmon për presione ndaj deputetëve për Trustin

22.06.2022 14:25

Përfaqësuesit e partive opozitare kanë bërë me dije sot se deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje po iu bëhet presion për shkak të projektligjit për Trustin, i cili pas pak do të shqyrtohet në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka vlerësuar se Qeveria po i shantazhon deputetët për të mos e votuar iniciativën e opozitës, e cila ua mundëson qytetarëve ta tërheqin deri në 30 për qind të trustit.

Në profilin e tij në “Faceboo”, ai ka shkruar se deputetët duhet të shohin gjendjen jo të mirë të qytetarëve dhe të votojnë pro tërheqjes se Trustit.  “Qeveria që po prodhon kaos ekonomik në Kosovë (ku pjesa dërrmuese e qytetarëve tani e kanë të rrezikuar mbijetesën) sot e paaftë për të reaguar në situata kritike që vet i ka prodhu, po mundohet me ik nga përgjegjësia para qytetarëve duke i ik temës në Kuvend dhe po shantazhojnë deputetet e vet mos me votu TRUSTIN. Nëse sot në Kuvend jemi 120 njerëz do duhej të kishim 120 vota njerëzore për TRUSTIN . Kaq qytetarët presin sot nga Kuvendi. Unë sot masdite do të shkoj në Kuvend për ta dhënë votën time për TRUSTIN posa të nis procedura e votimit”, ka shkruar Kastrati.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, sot i ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po bënë presin mbi deputet e tij për këtë çështje.

Gjatë seancës së sotme, Tahiri ka thënë se Kurti po iu thotë deputetëve, ose me Qeverinë, ose me opozitën.

Sot e kemi trustin. Informata që ne i kemi është se komunikimi i juaj me deputetët ka qenë ja me mua, ja me këta. Unë kërkoj nga kolegët deputet që ta votojnë trustin në lexim të parë dhe të ulemi të diskutojmë këtë temë në leximin e dytë, ashtu siç do ta diskutojmë, dhe shpresoj se do të reflektoni tek paga minimale”, ka thënë Tahiri.

Edhe më herët deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka paralajmëruar se deputetëve të komuniteteve jo shumicë po iu bëhet presin për çështjen e trustit.

Pavarësisht qëndrimeve të opozitës, pushteti është shprehur kundër projektligjit për tërheqjen e Trustit.

Ditë me parë, u.d. e shefes së Grupit Parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se nuk e përkrahin këtë iniciativë.  “Për ne s’ka dilemë tërheqja e Trustit. Kjo nuk ka të bëjë më inate politike, apo me kokëfortësi. Është kërkesë shumë e dëmshme, shkatërron një sistem pensional dhe mund të shkaktojë mbylljen e Trustit pensional. Qëndrimi ynë për tërheqjen është kundër, pasi nuk do të bëjë zgjidhje. Në këtë situatë, e shkatërron një sistem pensional. Brenda Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes nuk ka pasur asnjë zë që e ka kërkuar mbështetjen e kësaj iniciative”, ka deklaruar ajo.

Tjera nga autori:
1