<b></b> Java e Liburnit, dajës së VV-së dhe Albinit të pakënaqur

Java e Liburnit, dajës së VV-së dhe Albinit të pakënaqur

05.06.2022 08:19

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës [MMPHI], Liburn Aliu ishte kryetemë e javës që po e lëmë pas. Krejt kjo pas publikimit të përgjimeve nga Ditar i Buzhalës në Nacionale, ku këshilltari i tij, sipas incizimeve del që është përfshirë në një aferë korruptive. Daja i Vetëvendosjes dhe Kurti i pakënaqur, ishin ndër tema tjera të kësaj jave të cilat mund t'i lexoni më poshtë.

Java e Liburnit

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu mori vëmëndje e gjithë kësaj jave. Publikimi i incizimeve nga Nacionale, vuri në pah përfshirjen në një aferë korruptive. “20 qetash, 10 mijë ma vonë”, janë vetëm disa fjalë që dëgjohen në incizimet.

E për këtë aferë Prokuroria ka filluar hetimet ndërsa edhe ministri Aliu edhe këshilltari, Florent Ramqaj mohuan që janë të përfshirë.

Ramqaj mohoi këto akuza, duke shpërqendruar pak opinionin me deklaratën klishe se qeveria po e lufton vazhdimisht këtë dukuri.

Pikërisht në kohën kur lëre që nuk ka keqpërdorime por edhe ku janë duke u luftuar e denoncuar cdo ditë keqpërdorimet e mëdha që kanë ndodhur, sidomos në ministrinë Infrastrukturës, sot qenka publikuar një emision, ku për ironi lakohet emri im për kinse keqpërdorime”, tha mes tjerash ai.

Ndërsa ministri konfrimoi shkrimet e Nacionale ku foli ekskluzivisht për skandalin korruptiv.

Aliu gjatë intervistës konfrimoi se e njeh Halil Jahën, “dajën” e famshëm të Vetëvendosjes, kompania e të cilit ishte kryepersonazh i përgjimeve.

Halil Jahajn e kam takuar në Vetëvendosje. Është inxhinier i ujërave, kemi diskutuar për ujërat. E para, ky nuk është në përgjim, se krejt keni mendu që unë ka me qenë në përgjim. Pastaj jo këshilltari, pastaj as ai s’doli, e s’doli as daja”, ka thënë Aliu.

Aliu po ashtu, u pyet edhe për banesën e tij që e ka në lagjen lluksoze, e për të cilën tha se nuk e dinë çmimin e metrit katrorë kur e kishte blerë dhe idea e blerjes sipas tij, nuk është që të banojë por që ta shes.

Në tërësi intervista e Aliut dhe afera korruptive ishin pjesë e përditshmërisë së javës, duke u kërkuar dorëheqja e ministrit, gjë kjo që nuk ka ndodhur akoma.

Daja i VV-së

Shpeshherë në Kosovës, përsonazhe të aferave korruptive dalin të jënë të afërt e familjarë të pushtetit. Daja ishte personazh në aferën me të re korruptive në Kosovë.

Tash së fundi në listën e kësaj ka hyrë edhe “Daja i VV-së”. Halil Jaha personazhi kryesor në afërn korruptive “Jaranat e Liburnit” kompania e të cilit kishte për detyrë që të shkruante raportin për punët e kryera nga kompanitë e caktuara për rrugën Dollc-Gjakovë.

Përfaqësuesi i kompanisë dëgjohet duke keqpërdorur detyrën zyrtare, pra pushtetin, për të marrë përfitime financiare.

Vite më parë, Jahaj është quajtur “Daja i Vetëvendosjes” nga aktivisti i shquar i Vetëvendosjes, Pajtim Demaj, që dikur ushtronte edhe funksionin e koordinatorit në Lëvizjen Vetëvendosje në Istog.

Përveç me Kurtin, Demaj duket se është i afërt edhe me “dajën”, nipi i të cilit është këshilltar i Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, Florent Ramqaj.

Albini i pakënaqur

Me një fytyrë jo fort të kënaqur, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u doli përpara gazetarëve në konferencë pas një kohe të gjatë. Në sallën e konferencave të qeverisë, gazetarëve iu dha kohë të pyesin për të gjitha temat që së fundmi ishin temë diskutimi në opinionin publik.

Kurti u pyet në lidhje me deklaratat e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon. Shefi i ekzekutivit tha se nuk ka asnjë plan për Asociacionin, ndryshe nga deklarata e Cramon. Madje, u shpreh se po i del mjaft Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Kryeministri Kurti në konferencë u pyet “nëse i kishte mbetur zhig që nuk i takoi krerët e shtetit amerikan”.

Unë e kam takuar këshilltarin për siguri kombëtare, një takim tepër i rëndësishëm për sigurinë në Kosovë. Se a kam qenë në Shtpëinë e Bardhë apo jo, besoj që edhe ambasadori e dha sqarimin”, u shpreh Kurti.

Ai foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, e marrëveshjen përfundimtare.

Kryeministri i Kosovës tha se “mbase” mund t’i vizitojë ish-krerë e UÇK-së në Hagë, por që sipas tij, më e rëndësishme është të ketë komunikim me avokatët e tyre.

Tri pyetje iu drejtuan Kurtit, në lidhje me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. Ai tha se pushtetet në Kosovë janë të ndara, dhe që ai ka dilemat e veta për vendimin e asaj kohe.

Kryeministri i vendit tha se shumë shpejt do t’i vijë fundi pagesës së rrymës për serbët në veri. Këtë e tha, duke e komentuar situatën energjetike në vend.

Me një fytyrë të pakënaqur, Kurti u pa edhe në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.

Përveç ngjarjeve që u theksuan më lartë. Deklaratë që duhet përmendur është e ‘shtrirja e vajit në tepsi’ e thënë nga zv.ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, e cila pushtoi rrjetin ku filluan talljet me të.

Gjithashtu, gjatë javës u raportua nga Nacionale që një piano e dhuruar si donacion përfundoi në shtëpinë e ish-drejtorit të Kulturës së Komunës së Podujevës, e që sot drejtohet nga djali i tij që është pjesë e VV-së.

Tjera nga autori:
1