<b></b> Java e kaluar sqaroi luftën në Ukrainë: Tash, lind pyetja më e madhe në botë

Java e kaluar sqaroi luftën në Ukrainë: Tash, lind pyetja më e madhe në botë

15.05.2022 13:56

Shkruan: Ross D O U TH A T 

Java e kaluar solli pak qartësi në mjegullën e luftës në Ukrainë: data domethënëse e 9 majit, festimet e fitores së Bashkimit Sovietik ndaj Gjermanisë së Hitlerit, erdhën e shkuan pa asnjë ndryshim në strategjinë ruse.

Kur Vladimir Putini doli të shihte paradat ushtarake dhe paradat ndër-kontinentale balistike, nuk kishte as deklarim të pseudo-fitores e as njoftim për eskalim që do ta çonte krejt Rusinë në luftë duke bërë rekrutime masive për front. Për më shumë, kjo duket të jetë pjesë e planit të Rusisë – që nënkupton vazhdimin e luftës në lindje dhe jug të Ukrainës, me qëllimin e ndryshimit të regjimit me mësymjen për të marrë një pjesë të territorit që më vonë do të integrohej në Federatën Ruse.

Nga persperktiva amerikane, ky ngjan në një shfajësim strategjik. Ne vazhdimisht e kemi përshkallëzuar mbështetjen për Ukrainën – përfshirë paketën me 40 miliardë dollarë – pa provokuar përshkallëzim e tërbim nga Rusia në këmbim. Rreziku që një luftë e tillë do të inkurajonte Moskën të niste një konflikt më të madh ka qenë manifesti i televizionit shtetëror rus – por jo, deri tash, në vendimet aktuale të Kremlinit. Putinit natyrisht se nuk i pëlqen që armët tona po shkojnë në Ukrainë, por duket i vendosur që të luftojë me këto kushte  e jo të vë një bast ekzistencial.

Sukseset tona, megjithatë, prodhojnë dilema të reja strategjike. Dy skenarë na shpërfaqen për gjashtë muajt e ardhshëm të luftës. Në të parin, Rusia dhe Ukraina e bëjnë pazar territorin, dhe lufta gradualisht nis të zbehet e të kalojë në “konflikt të ngrirë” në një stil të njohur nga luftërat tjera të Rusisë tjetërkah.

Nën këto rrethana, çdo marrëveshjeje paqeje ndoshta do të kërkojë pranimin e kontrollit rus mbi disa territore të pushtuara, në Krime dhe Donbas, nëse jo edhe pjesën që lidh këto të dyja e që kontrollohet kryesisht nga forcat ruse. Kjo do t’i jepte Moskës një shpërblim të qartë për agresionin e saj, pavarësisht krejt asaj që Rusia ka humbur përgjatë këtij invazioni. Dhe varësisht nga mënyra se si territori ndahet, kjo do të ndikojë në mënyrën se sa e se si do të dobësohet Ukraina, pavarësisht sukseseve të saj ushtarake.

Kësisoji, një marrëveshje e tillë do të dukej e papranueshme në Kiev ose Washington ose në të dyjat. Por atëherë alternativa – ngërçi permanent që gjithnjë do të kishte potencial për rikthim të luftës – po ashtu do ta linte Ukrainën të dobësuar e rrënuar, të varur nga paratë e Perëndimit dhe pajisjet ushtarake të saj, dhe më pak të gatshme për t’u rindërtuar.

Dhe tashmë, fronti i bashkuar pro-Ukrainë në Shtetet e Bashkuara po thërmon ngapak shkallën e gjërave që po dërgojmë. Nuk është e qartë nëse qoftë administrata Biden apo qeveria e Zelenskiyt të investojnë në një strategji afat-gjatë për konflikt të ngrirë që do të lypte mbështetje mbipartiake – dhe ndoshta edhe së shpejti edhe mbështetjen e administratës së Donald Trumpit apo Ron DeSantisit.

Ka një tjetër skenar, megjithatë, në të cilën kjo dilemë zhduket sepse ngërçi kthehet në favor të Ukrainës. Kjo është e ardhmja në të cilën ushtria ukrainase pretendon se ka mjaftueshëm potencial – ku me mjaftueshëm ndihmesë ushtarake dhe pajisje ushtarake do të kthenin kundër-ofensivën modeste në kundër-ofensivë të madhe dhe t’i kthenin rusët në vijat e paraluftës dhe nëse munden edhe krejt territorin e tyre që e kishin.

Natyrisht, kjo është e ardhmja të cilën Amerika do ta donte – por në të cilën të ardhme ndodhet edhe mundësia e eskalimit nuklear të Rusisë.

E dimë që doktrina e ushtrisë ruse parasheh përdorimin e armëve nukleare taktikisht, për të kthyer kthyer fatin në anën e tyre kur janë duke humbur luftën. Duhet të supozojmë që Putini dhe njerëzit e tij e shohin humbjen e plotë në Ukrainë si skenar në të cilin i gjithë regjimi rrezikohet. Duke kombinuar këto realitete me një botë ku rusët papritmas shpartallohen, e përfitimet territoriale avullohen, dhe aty keni situatën më të rrezikshme nukleare prej bllokadës tonë detare të Kubës në vitin 1962.

Kam qenë në këto dilema prej që kam moderuar një panel së fundi në Universitetin Katolik të Amerikës me tre mendimtarë të politikës së jashtme – Elbridge Colby, Rebeccah Heinrichs deh Jakub Grygiel. Sa i përket mbështetjes për Ukrainën deri tash, paneli kishte mendim të njëjtë. Sa i përket mënyrës se si do të kryhej lufta, megjithatë, ndryshonte puna – me Grygielin që theksonte rëndësinë që Ukraina të rimerrte territorin e saj në lindje dhe bregun në Detin e Zi në mënyrë që të kishte të ardhme të qëndrueshme, por kjo përbënte problem nëse haste në sulme taktike ruse.

Kjo pyetje nuk është ajo që na del menjëherë përpara nesh; do të na dilte përpara nëse Ukraina do të fillonte të fitonte luftën. Por meqë po armatosim ukrainasit aq shumë sa shpesojmë në një mundësi kundër-ofensive të tyre ndaj rusëve, unë sinqerisht shpresoj që kjo pyetje të mos bëhet më e rëndësishmja në botë.

Përkthyer nga Nacionale prej The New York Times. 

Tjera nga autori:
1