Këshilltari i Liburn Aliut deklarohet i pafajshëm për ryshfet pas publikimit të skandalit nga Nacionale - NACIONALE

Këshilltari i Liburn Aliut deklarohet i pafajshëm për ryshfet pas publikimit të skandalit nga Nacionale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në videon e mësipërme është edhe episodi i tretë i emisionit Ditari i Buzhalës, prodhim i Gazeta Nacionale.

Të shumtë ishin ata që reaguan pas kryetemës së këtij episodi, në të cilën është zbuluar skandali i ministrisë që drejtohet nga Liburn Aliu.

Pas afro dy orësh të publikimit të emisionit, ka reaguar edhe Florent Ramqaj, këshilltari i ministrit Aliu, njëherit një nga të përmendurit në përgjim, e ku të dyshuar janë dajtë e tij.

Konform rregullave dhe etikës gazetareske, po e shpërndajmë edhe sqarimin e tij, edhe pse më shumë ka goditje ndaj medias sesa arsyetim të duhur.

Ajo që ia vlen të ceket është fakti se disa nga figurat kryesore të partisë e kanë shpërndarë postimin e tij.

Ai tashmë ka arritur stadin "i popullarizuar" në rrjetin social "Facebook". Me një kërkim të thjeshtë në këtë platformë, mund të shihni se ai është radhitur lartë, pra aty ku janë më të kërkuarit për një kohë të caktuar.

/Nacionale/

Lajme të ngjashme