Komentuesit e "grinë" këshilltarin e Liburn Aliut - ia mveshin etiketën "hajn" - NACIONALE

Komentuesit e "grinë" këshilltarin e Liburn Aliut - ia mveshin etiketën "hajn"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Vazhdon të jetë kryetemë nacionale skandali i publikuar në episodin e tretë të emisionit "Ditari i Buzhalës", prodhim i Gazeta Nacionale.

Në videon e mësipërme, e gjatë afro 20 minuta, shihet një audio-inçizim ekskluziv, ku të përfshirë janë dajallarët e këshilltarit të ministrit Liburn Aliu, Florent Ramqaj.

Ky i fundit, që veçse është bërë "popular now" në rrjetin social "Facebook", ka reaguar para pak çasteve, duke mohuar faktin se është i përfshirë në ryshfet, ani pse realisht më shumë tentoi të godasë median që publikoi skandalin, sesa ndonjë arsyetim bindës, që mungoi.

Kjo u pa edhe nga reagimet e komentuesve.

Shumica prej tyre kishin kritika të panumërta ndaj të apostrofuarit Ramqaj, ndërsa nuk mungoi as emërtimi: hajn.

Më poshtë edhe disa prej komentuesve që tash e një kohë po shkruajnë pandalur te profili i tij.

Kujtojmë se një të shumtët që reaguan ishte edhe avokati kosovar Xhevdet Smakiqi.

Smakiqi, poashtu përmes një komenti ka thënë se bazuar në këtë video të publikuar, Prokuroria qysh nesër duhet të fillojë me hetime.

/Nacionale/

Lajme të ngjashme