<b></b> Konjufca jep detaje për takimin me Thaçin e të tjerët, ka kritika të ashpra për Gjykatën Speciale

Konjufca jep detaje për takimin me Thaçin e të tjerët, ka kritika të ashpra për Gjykatën Speciale

21.06.2022 11:25

Kryetari i Kuvendit të Kosoës, Glauk Konjufca, pas një vizite në Akademinë e Shkencave dhe Arteve, ka folur për temën kryesore tash e sa ditë, vizitën e tij në Qendrën e Paraburgimit të Hagës.

Kryeparlamentari Konjufca ka qenë i ashpër në deklaratën e tij. Gjykatën Speciale e ka quajtuar absolutiste, e cila sipas tij nuk i jep llogari askujt.

“Tash duhet ta keni parasysh që kjo është themeluar prej Kuvendit të Kosovës, por me amendament është pjesë e Kushtetutës. Me amendament është detyrë hetimi i raportit të Dick Martyt. Problemi është ky që edhe mënyra si po funksionon kjo gjykatë, është absolutist. Kjo Gjykatë nuk i jep llogari kërkujt, nuk ka kërkund në botë kështu. Për të qenë gjykatë e drejtësisë, e jo e politikës ka nevojë për mekanizëm të kontrollit e llogaridhënies. E ky mekanizëm nuk po shiheta askund. Bashkësia ndërkombëtare nuk po e themelon këtë mekanizëm, Kosova nuk e ka asnjë mekanizëm”, ka deklaruar Konjufca para gazetarëe, raporton Nacionale.

Konjufca ka dhënë detaje edhe për takimin me Thaçin, Veselin e të tjerët.

“I vizitova Thaçin, Veselin, Selimin, Krasniqin, Gucatin e Haradinajn. Të gjithë që i pashë janë mirë, janë të fortë me vullnet, dhe janë të qëndrueshëm. Natyrisht shqetësimi është edhe i mbrojtjes pasi pretendohet për disa shkelje që po bëhen edhe nëpër procedura për të cilat nuk po ka asnjë mekanizëm të ankesës dhe i cili i shqyrton këto shkelje. Kjo është për shkak të asaj që e thashë, se është gjykatë absolutiste. Ata janë të pakënaqur, për arsye se aktakuza e cila rëndon mbi ta, lë hapësirë për inkriminim e UÇK-së si të tillë, të shtabit të përgjithshëm”, deklaroi më tutje Konjufca.

Kryetari i Kuvendit ka komentuar edhe veprimet që mund t’i ndërmarrë Kosova për ta krijuar mekanizimin për kontrollin e Gjykatës Speciale.

“Ne si institucione duhet t’u bashkërendojmë hapat, ashtu që të mund të vijmë deri te një koncept se cili do të ishte mekanizmi legjitim i kontrollit demokratik të kësaj gjykate. Kërkund në botë nuk ka gjykata të cilat janë institucione absolute, të mbyllura, hermetike të cilat bojnë çka të dojnë. Gjithkund në botë gjykatat i nënshtrohen kontrollit, sa i përket të gjitha çështjeve, embarëvajtjes së punës. Nuk mu duk fare e Kosovës”, shtoi kryeparlamentari Konjufca.

“Kjo Gjykatë qysh në krijim ka qenë e njëanshshme, është njëetnike. Aktakuza është etnike. Është e rëndësishme të jemi sa më afër dhe ta kalojmë këtë sfidë sepse është e popullit të Kosovës. Edhe ata duhet të kenë respekt për institucionet e Kosovës. Nëse shtyhet deri në fund, mendoj që nuk është çështja e dënimit të individëve, por ka me u dëmtu UÇK-ja dhe mendoj që dëmtohet baza e shtendërtimit të Kosovës”, theksoi ai.

Konjufca ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, e cila mund të vendoset më 23 qershor, duke theksuar se është optimist se një gjë e tillë mund të ndodhë.

Tjera nga autori:
1