<b></b> Kosova nis përgatitjet për Linë e Majmunëve

Kosova nis përgatitjet për Linë e Majmunëve

25.05.2022 14:56

Në Kosovë nuk është asnjë rast i paraqitur e as i dyshuar me sëmundjen e lisë së majmunëve, raporton Nacionale. Kështu kanë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Por, në rast të paraqitjes së ndonjë rasti, nga IKSHPK thanë se janë të përgaditur.

“Deri më tani nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë i sëmundjes, pra lisë së majmunëve. Ne jemi të përgatitur, materiali diagnostik është i gatshëm”, ka thënë Naser Ramadani, nga IKSHP.

Tutje ai ka sqaruar për njërën nga simptomat e kësaj sëmundjeje.

“Lija e majmunëve jep një temperaturë mbi 38.5  gradë Celsius. I përfshin të gjitha moshat, sidomos fëmijët”, ka thënë Ramadani.

E edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku ka bërë të ditur se deri më tani nuk është shënuar asnjë rast i lisë së majmunëve në Kosovë.

Gexha-Bunjaku deklaroi se rreziku eksiziston që lia e majmunëve të shfaqet në Kosovë, pasi që në rajon janë konfirmuar rastet e para, duke bërë apel që të gjithë ata që kanë simptoma si ethe, lodhje, dhimbje muskujsh, të drejtohen te mjeku familjar.

“Duke qenë se rastet e para janë konfirmuar në rajon, rreziku që të shfaqet edhe në Kosovë është real. Andaj për çdo ndryshim në lëkurë e simptoma tjera si ethe, dhimbje muskujsh e lodhje luteni t’i drejtoheni mjekut familjar”, tha ajo.

Tutje, nga Ministria e Shëndetësisë kanë sqaruar për mospagesën prej tre muajve të stafit mbështetës që janë duke punuar për ndihmë në luftën kundër koronavirusit.

Nga MSH kanë thënë se deri në fund të javës, situatës do t’i jepet epilog.

“Deri në fund të javës, presim të merret vendimi në mënyrë që sa më shpejt të procedohen pagat për të njëjtit”, thanë nga MSH.

Tjera nga autori:
1