<b></b> Liburn Aliu deklarohet për përgjimet e Nacionales: Situatë tejet qesharake

Liburn Aliu deklarohet për përgjimet e Nacionales: Situatë tejet qesharake

03.06.2022 21:06

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur rreth përgjimeve të publikuara nga Gazeta Nacionale në episodin e tretë  të “Ditarit të Buzhalës”.

Përgjimet e aferës “Jaranat e Liburnit”, ku përfshihen dajallarët e këshilltarit të tij, Florent Ramqaj, në Pressing Aliu i ka cilësuar si situatë qesharake.

“Ky sulmi që ka qenë këto ditë, s’është i pari. Prej ditës së parë si minsitër, ka filluar sulmi ndaj meje. Prej çështjes së aktakuzës së ngritur për Prishtinën e re, që në fund doli e vërteta. Duke vazhdu me çështjet e tjera si ka shpi në Marigon e fëmijët i ka në shkolla private. Secila është shpifje. Deri tek kjo

“Fillimisht ndërtohet një flusktë, duke thënë se ministri e këshilltari i tij do të shkon në burg. Menduam se do të lidhet me kabinetin tonë duke i pa edhe postimet e mëparshme. Nuk kish ka me u lidh, dhe pritshmi se cili prej këshilltarëve ka mund të jetë në situata që Berat Buzhala me pas mundësine me fol këtë që po e thotë”, tha Aliu në Pressing.

“U ndërtu një fluskë e madhe, krejt pritshmi kur del ministri në përgjim duke marrë pare ose duke dhënë pare ose ndonjë këshilltar i tij. Unë i njoh këshilltarët e mijë. Para se me dal emisioni, filloi një fushatë kundër Florent Ramqaj, këshilltarit për financa, dhe se duhet ta shkarkosh atë. Dhe pastaj kur e dëgjuam atë inxhizimin e famshëm, i cili kërkonte orë të tëra interpretim për ta bërë të duket serioz, doli një situatë tejet qesharake”, tha ai.

Tutje, ai tha se VV ndryshon nga qeveritë e tjera.

“Kjo është edhe tendenca që vërehet vazhdimisht, për të thënë që edhe ju jeni sikur ata, duhet të ngritën skandale. Ndryshojmë radikalisht, edhe në transparencë. Ka qenë mbrapshtë në secilën sferë. Ne po e ndryshojmë këtë, dhe natyrisht ndryshimi nuk është i shpejtë pasi që në secilën departament duhet të punohet”, tha Aliu në Pressing.

Kujtojmë që në episodin e tretë të Ditarit të Buzhalës trajtohet një rast korrupsioni ku përmendet edhe emri i ministrit Liburn Aliu, dhe ku nuk mungojnë shumat astronomike, pushteti e ryshfeti, dhe daja e nipi.

Në këtë emision, u zbuluam përgjime autentike që dëshmojnë se si një kompani projektuese e lidhur me pushtetin e Vetëvendosjes, u zu duke kërkuar ryshfet.

Është fjala për kompaninë e quajtur “Infratek”, në të cilën kishte punuar këshilltari i Liburn Aliut. Dhe, madje jo veç që kishte punuar, por edhe kishte lidhje familjare me pronarët. Ata ishin dajtë e tij.

Emri i këtij këshilltari është Florent Ramqaj. Emri i ministrit është Liburn Aliu. Emri i dajës është Halil Jahaj. Mbiemri i ministrisë është “e Infrastrukturës”. Bëhet fjalë për 30 mijë euro. Pra, bëhet fjalë për 20 mijë euro që jepen një herë, e 10 mijë të tjera më vonë.

Nipi i shefave të kompanisë ryshfet-kërkuese e këshilltari i Liburnit, Florent Ramqaj, dikur protestonte me aktivistë të Vetëvendosjes edhe për bileta më të lira të autobusit, por del se sot është njeri shumë i pushtetshëm.

Kompania e dajës së Vetëvendosjes – siç quhej Halili nga aktivisti i shquar i partisë së Kurtit, Pajtim Demaj – kishte për detyrë që të shkruante raportin për punët e kryera nga kompanitë e caktuara. Dhe, në vend se të kryente punën siç e parashikonte ligji, përfaqësuesi i kompanisë dëgjohet duke keqpërdorur detyrën zyrtare, pra pushtetin, për të marrë përfitime financiare.

Për më keq, nga përgjimet nënkuptohet se edhe nëse kompania ndërtimore do t’i kishte kryer punët si duhej sipas të gjitha rregullave e standardeve të projektuesit, do t’i nënshtrohej ryshfetit në fjalë.

Tjera nga autori:
1