<b></b> Memli Krasniqi prezanton formën e Kabinetit të Qeverisjes së Mirë

Memli Krasniqi prezanton formën e Kabinetit të Qeverisjes së Mirë

17.05.2022 18:38

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ashtu siç edhe ishte konfirmuar ditë më parë, ka publikuar departamentet për Qeverisje të Mirë.

Ky kabinet do t'i ketë 15 departamente, të ndara, me secili përfaqësuesin e vet, por duke specifikuar faktin se drejtues nuk do të jenë vetëm anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, përcjell Gazeta Nacionale.

1. Departamenti për Ekonomi, Tregti dhe Ndërmarrësi

2.  Agjendë të Gjelbër

3. Transformim Digjital dhe Inovacion

4. Bujqësi dhe Zhvillim Rural

5. Punë publike dhe investime kapitale

6. Financa

7. Drejtësi

8. Punë të Brendshme, Administratë Publike dhe Qeverisje Lokale

9. Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare

10. Arsim, Shkencë dhe Kapital Njerëzor

11. Kulturë, Sport dhe Turizëm

12. Shëndetësi

13. Përkujdesje Sociale

14. Punë të Jashtme dhe Agjendë Evropiane

15. Mërgatë dhe Bashkëpunim Ndërshqiptar

Përkundër faktit se u prezantuan departamentet, kryesuesit, respektivisht ministrat nën hije, nuk u bënë të ditur.

Megjithatë, Krasniqi tha se një gjë e tillë do të bëhet realitet ditët e ardhshme.

“Në ditët e ardhshme, unë do të prezentoj këto ekipe, që do përbëhen jo vetëm nga personalitete e zyrtarë nga radhët e PDK-së, por edhe nga ekspertë e kuadro që po bashkohen me ne në këtë projekt të përbashkët, për të ndërtuar bashkërisht vizionin për të ardhmen e Kosovës që duam”, tha ndër të tjerash ai.

Kryetari i Partisë Demokratike, gjithashtu shtoi se do të formohet edhe platforma "Dialog me Kosovën".

Po ashtu, PDK së shpejti do të nisë platformën e re politike “Dialog me Kosovën”.

Sipas kësaj platforme, do të ketë takime me qytetarë, siç e ka përshkruar ai, në çdo qytet, fshat, lagje e vendbanim.

“Në mënyrë që alternativat tona qeverisëse të jenë jo vetëm manifestim i kompetencës, dijes dhe vullnetit politik, por të jenë po ashtu gjithëpërfshirëse, të hapura e në përputhje me pritjet e qytetarëve, si kryetar i PDK-së dhe si Udhëheqës i Kabinetit për Qeverisje të Mirë, në ditët e ardhshme do të jem së bashku me ju në çdo qytet e fshat, çdo lagje e vendbanim anekënd vendit, për të bashkëbiseduar dhe për t’i dhënë shpirt vizionit tonë të përbashkët për Kosovën. Andaj, shumë shpejt do ta nisim një diskutim të hapur me të gjithë, përmes platformës sonë “Dialog me Kosovën”, sepse, më shumë se ckado tjetër, sot kemi nevojë për të dëgjuar njëri tjetrin e për të zbatuar në praktikë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të vendit tonë”, tha tutje Krasniqi.

Në fund, ai kërkoi edhe mbështetjen e qytetarëve në këtë rrugëtim të ri të PDK-së, siç ka thënë, për t'ia rikthyer perspektivën vendit.

"Ai kërkoi mbështetjen e qytetarëve në këtë rrugëtim të ri të PDK-së, për t’ia rikthyer perspektivën Kosovës. Edhe Projektin Kombëtar të Lirisë dhe Pavarësisë e kemi arritur së bashku, dhe së bashku mund t’ia rikthejmë perspektivën Kosovës dhe shpresën qytetarëve tanë. Ju siguroj se koncepti ynë politik e reformues, që i duhet Kosovës sot më shumë se kurrë, do të arrijë tek gjithsecili qytetar. Prandaj, për ta bërë këtë rrugëtim të mbarë e përmbajtjësor, na duhet mbështetja dhe zëri i gjithsecilit”, përfundoi ai.

Krasniqi, përgjatë prezantimit të këtij planprogrami, hodhi edhe kritika të shumta ndaj qeverisë aktuale, duke e quajtur edhe si inkompetente dhe të paaftë për të drejtuar shtetin, si në aspektin vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

/Nacionale/

Tjera nga autori:
1