<b></b> Mësuesja që refuzoi pjesëmarrjen në protestën e SBASHK-ut, del të jetë aktiviste e VV-së

Mësuesja që refuzoi pjesëmarrjen në protestën e SBASHK-ut, del të jetë aktiviste e VV-së

20.05.2022 21:34

Elena Stublla, mësuese në shkollën fillore të Prishtinës "Dardania", refuzoi t'i bashkohet protestës së Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të premten (SBASHK), e cila u mbajtë sot gjatë ditës në kryeqytet.

Stublla, e cila nuk e bojkotoi mësimin, ishte e vetmja mësimdhënëse në shkollën “Dardania” që ngriti akuza të rëndësishme ndaj kryesisë së SBASHK-ut.

Ajo tha se protestat e grevat janë politikisht të organizuara, duke shtuar se ato asnjëherë nuk kanë mbrojtur mësimdhënësit.

Madje, ajo pati cilësime goxha të ashpra për Rrahman Jasharin, kryetarin e SBASHK-ut, të cilin e quajti “injorant”.

Historikisht, protestat dhe grevat janë politikisht të organizuara dhe gjithmonë në dëm të mësimdhënësve. Asnjëherë nuk i ka mbrojtur mësimdhënësit. Kujtojmë që në kohën kur ishte kryeministër Ramush Haradinaj, Rrahman Jasharaj bëri një marrëveshje ku u injoruan mësuesit dhe përfituan arsimtarët. Nuk mund ta përkrah dikë kur turmën e udhëheqin injorantët e asaj kohe”, ka thënë Stublla në “60 Minuta” të KTV-së.

Stublla tha se nëse protestat do të organizoheshin nga dikush tjetër e jo nga SBASHK-u, pjesëmarrja do të ishte edhe më masive.

Nëse do të ishte dikush tjetër në krye të SBASHK-ut, protesta do të ishte edhe më masive. Nuk duhet të lejojmë që injorantët dhe analfabetët të merren me problemet tona”, u shpreh Stublla në “60 Minuta”.

Por, këto kundërshtime, duket se nuk kanë fortë të bëjnë me pakënaqësi organizative në lidhje me SBASHK-un. Kritikat e forta në adresë të Jasharajt e SBASHK-ut, ashtu si mospjesëmarrja në protestë, duket  se janë të motivuara politikisht.

Siç mëson Nacionale, Stublla është politikisht e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila udhëheq me Qeverinë e Kosovës. E kjo e fundit nuk ka marrëdhënie të mira me SBASHK-un e posaçërisht me Jasharajn, që u rizgjodh së fundmi edhe për një mandat si kryesindikalist i mësimdhënësve.

Siç shihet në fotot e siguruara nga Gazeta Nacionale, Stublla është e afërt me Albulena Haxhiun, e cila është  njëra nga figurat më të rëndësishme të VV-së e njëkohësisht ministre e Drejtësisë në Qeverinë Kurti.

Nacionale merr vesh se Stublla, edhe punën e saj si mësimdhënëse e kishte filluar në kohën e Arberie Nagavcit, kur kjo e fundit ishte drejtoreshë e Drejtorisë Komunale për Arsim në Prishtinë.

Kujtojmë që sot gjatë ditës në Prishtinë u protestua në lidhje me ligjin e pagave.

Mijëra punëtorë “pushtuan” sheshet e kryeqytetit pasi iu përgjigjën thirrjes së Bashkësisë së Sindikatave të Parvarura të Kosovës (BSPK) për protestë.

Marshi protestues ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të objektit të qeverisë në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Kryeministër, realizo kërkesat tona. Parandalo grevën e përgjithshme”, ishin disa nga parullat në këtë protestë.

Protestës i printe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, me një buzëqeshje në fytyrë, i cili i dha një mesazh Qeverisë Kurti.

BSPK tani nuk është e vogël, por shumë e madhe. Qeveria sot po e sheh se nuk po flet Rrahmani, por punëtoria e Kosovës. Rrnoftë punëtoria e Kosovës. Qeveri këta janë njerëzit tu, i kanë sytë drejt teje. Turp të qëndroni në Amerikë e të mos dilni këtu e ta thoni të vërtetën para këtyre njerëzve që po rrinë në diell. Pas kësaj proteste, do të ketë veprime edhe më të rënda të cilat ne nuk i duam, por ju si duket po i doni. Heshtja e qeverisë, dhe ikja nga dialogu i bie që ne kemi të drejtë. Ne duam Ligjin e Paga, një që e punojmë edhe ne. Qeveria le të tregohet që është e tillë. Këta janë njerëz që në vitet e 90’ta i thanë pushtuesit jo. Shteti po tallet me ta. Ne jemi këtu, ose do të bisedojmë ose do të shkojmë me greva të përgjithshme”, tha Jasharaj.

Tjera nga autori:
1