<b></b> Ministria e Hajrulla Çekut shpërblen me kontratë 335 mijë euro motrën e zëvendësministres së tij

Ministria e Hajrulla Çekut shpërblen me kontratë 335 mijë euro motrën e zëvendësministres së tij

11.06.2022 14:58

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, e cila udhëhiqet nga ministri Hajrullah Çekut, i ka dhënë motrës së zëvendësministres, Daulina Osmani, kontratë me vlerë 335 mijë euro, shkruan Periskopi.

Kryeministri Albn Kurti ishte bërë sensacion në fillimin e këtij viti, kur e pamë teksa shijonte teleferikun në bukuritë e Brezovicës.

Në karrigen e teleferikut, ishte një prej bashkëpunëtoreve të tij të afërta, Daulina Osmani, që mban postin e zëvendësministres në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kurti po merrte pjesë në përfundimin e një projekti të Ministrisë së Kulturës. Ky projekt sportiv me destinacion Brezovicën, i kishte kushtuar ministrisë 335 mijë euro.

Këto para i ishin dhënë Organizatës Joqeveritare, Federatës së Sportit Shkollor.

Ndërsa kjo e fundit e ka shpallur fituese të tenderit kompaninë ‘Omnisport’, ku në mesin e pronarëve, është edhe Alban Xhambazi, burri i motrës së zëvendësministres Daulina Osmani.

Disa prej dokumenteve më të rëndësishme të projektit, i ka siguruar Periskopi.

Në këto dokumente vërehet lidhja familjare e zonjës Daulina Osmani – zëvendësministre, me kompaninë që ka fituar ‘të drejtën’ për ta bërë programin të realizueshëm.

Sipas dokumenteve që ka Periskopi, Ministria e Kulturës me dy Ministri të tjera (atë të Arsimit dhe atë të Shëndetësisë) kishte nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës për një projekt që do të kushtonte hiç më pak se 335,000 euro.

Portali ka pyetur Agron Dubovcin, njeriun përgjegjës për ta kontaktuar në Federatë, se cila ka konfirmuar se ‘Omnisport’ e ka fituar tenderin.

“Tenderin e ka fituar kompania e quajtur Omnisport, sipas kriterve të përcaktuara”, na tha Agron Dubovci.

Ndërsa, në Federatën e Sportit Shkollor, nuk iu kujtohet shuma e parave që kanë dhënë për tender. As Omnisportit, bash saktë nuk i kujtohet.

“Shifra e saktë e tenderit nuk po më kujtohet”, ka thënë Agron Dubovci i Federatës në telefon për Periskopin.

Edhe Bujar Turjaka, një prej pronarëve të Omnisportit, nuk e mban mend shumën.

“Nëse nuk gaboj se nuk e di saktë, diku 80 mijë ka qenë, vetëm skitë i kemi pasë na, veç skitë i kemi pajisë, kemi konkuru faktikisht me një Komision që e ka pasë Federata, edhe kanë qenë tri oferta që i kemi japë edhe kanë qenë të përcaktumë për ofertën tonë të Omnisportit. Diku orientimisht 82-3 mijë, po nuk është 180 as nuk është 20 po është 80 e diçka mijë euro”, ka thënë Turjaka për Periskopin.

 

 

Tjera nga autori:
1