Naftëtarët arrijnë marrëveshje me Qeverinë për profitet e tyre - NACIONALE

Naftëtarët arrijnë marrëveshje me Qeverinë për profitet e tyre

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Naftëtarët pretendojnë se kanë arritur marrëveshje me qeverinë për ndryshimin e marzhës tregtare për çmimet e naftës

Shoqata e Naftëtarëve pretendon se të premten, më 5 mars, ka arritur marrëveshje me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për ndryshimin e marzhës tregtare për çmimet e derivateve të naftës.

“Kemi qenë kundër vendimit të mëparshëm, por kemi qenë tek ministresha (Rozeta Hajdari) në takim (të premtën, 5 mars) dhe e falenderojmë për mirëkuptim. Vendimi do të ndryshohet. Vendimi do të jetë: 2 për qind për importues, ndërsa 8 për qind për pikat e karburantit,” - ka thënë Fadil Berjani për gazetën Nacionale.

Kabineti i Ministrisë përmes telefonit as nuk e ka pranuar dhe as nuk e ka mohuar këtë vendim. As Zyra për komunikim brenda ministrisë nuk ka kthyer përgjigjje përmes postës elektronike.

Qeveria kishte vendosur më 2 shkurt që marzha tregtare për çmimet e naftës të jetë jo më shumë se 4% për importuesit e naftës, ndërsa jo më shumë se 6% për shitjen me pakicë. Nga vendimi i tanishëm, i bie se çmimi i naftës nëpër pikat e karburantëve do të mund të rritet edhe për 2%.

Lajmi do të përditësohet!

Lajme të ngjashme