<b>Ndihmës Sekretarja</b> e Shtetit nesër viziton Kosovën

Ndihmës Sekretarja e Shtetit nesër viziton Kosovën

24.04.2022 18:57

Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Karen Donfried, do ta vizitojë nesër kryeqendrën kosovare, Prishtinën.

Donfried, poashtu, dy ditë më vonë do të jetë edhe në Serbi, teksa vizitat në Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni të Veriut, Shqipëri e Mal të Zi do ta përmbyllin aventurën e saj në Ballkan Perëndimor për këtë tur, përcjell Gazeta Nacionale.

Sipas njoftimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ky udhëtim në thelb ka konsolidimin demokratik të Kosovës, integrimin në institucione evropiane dhe euroatlatnike si dhe marrëdhëniet me Serbinë.

Kujtojmë gjithashtu se javën e kaluar, vendin tonë e vizituan edhe senatorët Chris Murphy, Jeane Shaheen dhe Tom Thillis.

Këto zbarkime të shpeshta të zyrtarëve amerikanë duket të jenë një lloj shtytje nga larg për të vazhduar dialogun me Serbinë, që aktualisht, për shkak të rrethanave, është ndalur...përkohësisht.

/Nacionale/

Tjera nga autori:
1