Vartësit e Kurtit e Osmanit citojnë Lavrovin për të kundërshtuar “Ballkanin e Hapur” – por s’e dëgjojnë Amerikën

Vartësit e Kurtit e Osmanit citojnë Lavrovin për të kundërshtuar “Ballkanin e Hapur” – por s’e dëgjojnë Amerikën

08.06.2022 20:18

“Ballkani i Hapur” ka trazuar zemrat e kosovarëve. Pushteti aktual në Kosovë është kategorikisht kundër kësaj nisme rajonale. Madje, kundërshtimi i zjarrtë, ka “verbuar” mendjet e  taborit që kanë përgjigje negative për “Ballkanin e Hapur”. Aq sa, edhe deklaratat e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, përdoren si argumente kundër pjesëmarrjes së Kosovës në këtë iniciativë rajonale.

Por, pushteti bëhet se nuk po i sheh deklaratat e amerikanëve, të cilët përkrahin “Ballkanin e Hapur”. Ato nuk citohen nga askush prej Qeverisë e Presidencës.

Lavrov si argument

Anëtarë të Kabineteve të kryeministrit Albin Kurti e të Presidentes Vjosa Osmani kanë shfrytëzuar një deklaratë të Lavrovit për të betonuar qëndrimin kundërshtues ndaj “Open Balkan”.

E para që shfrytëzoi ministrin e jashtëm rus për të goditur “Ballkanin e Hapur”, ishte këshilltarja e kryeministrit Kurti, Fëllanza Podrimjaj.

Në Twitter, ajo shpërndau një fotografi që tregonte përkrahjen e Rusisë për “Ballkanin e Hapur”, të cilën Lavrov e quajti iniciativë të Serbisë.

Etiketone ithtarin e juaj favorit të “Open Balkan”, shkroi Podrimja.

Edhe më tragjike ishte qasja e Blerim Velës, shefit të kabinetit të presidentes Osmani. Duke shpërndarë një lajm të agjencisë së lajmeve ruse “TASS”, Vela shkroi në Tëitter se Lavrov ka konfirmuar lidhjen mes synimeve hegjemoniste të Rusisë në Ukrainë dhe atyre të Serbisë ndaj Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov konfirmon hapur lidhjen në mes synimeve hegjemoniste të Rusisë në Ukrainë dhe synimeve hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës. Për më tepër, Lavrov e sheh nismën e Ballkanit të Hapur si një instrument për promovimin e hegjemonisë rajonale nga Rusia dhe Serbia dhe për të prishur integrimin në BE dhe NATO”, shkroi Vela në Twitter, të martën.

Ndaj Velës, reagoi ashpër gazetari Mentor Gjergjaj, i cili në një postim në Facebook shkroi se Zyra e Presidentes së Kosovës po promovon propagandën e Rusisë, duke kërkuar shkarkimin e tij nga Osmani.

Definitivisht, Shefi i stafit të Presidentes, me ose pa vetëdije, haptas qenka shndërru në zëdhënës në Kosovë i propagandës ruse dhe të pushtuesit Putin. Presidentja Vjosa Osmani dhe institucioni i Presidencës së Kosovës urgjent ish deshtë me u distancu prej tij dhe prej kësaj përhapje e përkrahje të propagandës ruse që paska ndodhë përmes një zyrtari të lartë e të rëndësishëm brenda institucionit ma të lartë të Republikës së Kosovës”, shkroi Gjergjaj.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomikë të Kosovës, Berat Rukiqi, në një intervistë për Gazetën Nacionale, theksoi se Lavrov nëpërmjet deklaratës së të hënes tentoi të minonte “Ballkanin e Hapur”.

Deklarata e Lavrovit ka pasur për qëllim ta minojë komplet procesin e bashkëpunimit rajonal. Ai e ka bërë këtë sepse e di se qëllimi kryesor i BE-së dhe i SHBA-së në këtë pjesë të botës është bashkëpunimi rajonal dhe fqinjësia e mirë. Deklarata e tilla ka qenë e kotë. Unë nuk besoj që është projekt rus”, tha Rukiqi për Nacionale.

Në një linjë të ngjashme me Podrimjën e Velën, u panë të jenë edhe eksponentë të tjerë të Vetëvendosjes si p.sh. Hysamedin Feraj.

Ai shkroi një status të shkurtër rreth deklaratës së ministrit të Jashtëm të Rusisë, të cilit iu ndalua fluturimi nëpër Ballkan ditë më parë, gjë që e shtyu ta anulonte udhëtimin e planifikuar në Serbi.

Sa modest Lavrovi: thotë se Ballkani i hapur është nismë e Serbisë, dhe jo e tij ose e vetë e Rusisë!”, shkroi rrufeshëm Feraj.

Amerikanët s’i citon askush nga Qeveria e Presidenca

Por, amerikanët, që janë aleatët më të mëdhenj të Kosovës, janë shumë të zëshëm në përkrahjen e tyre për “Ballkanin e Hapur”.

Madje, ka kohë që zyrtarë të ndryshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë dhënë pëlqimin e tyre edhe publikisht për këtë nismë rajonale. Të njëjtat qëndrime i përsërisin herë pas here, por të cilat deklarata nuk është se citohen nga zyrtarët qeveritar e presidencial.

Së fundmi, qëndrimi pro “Open Ballkan” i SHBA-së u ritheksua nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili i dha edhe një herë mbështetje iniciativës rajonale që Kosova po e kundërshton.

Sipas Escobarit, “Ballkani i Hapur” duhet të përfshijë të gjitha 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor në nivel të njëjtë.

SHBA-ja e përkrah Ballkanin e Hapur. Duhet punuar jo vetëm në bashkëpunim rajonal ekonomik, por edhe në bashkëpunim për integrim në struktura evropiane. Ka shumë iniciativa për krijimin e një integrimi ekonomik. Ballkani i Hapur është një nga këto iniciativa. E afron rajonin, promovon paqen e stabilitetin. Besojmë se kjo nëse ka sukses duhet të jetë e hapur për të gjithë. Secila iniciativë për integrim ekonomik, duhet të përfshijë të gjitha 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor në nivel të njëjtë”, ka deklaruar Escobar.

Në Samitin e Ohrit, vend ku u organizua takimi i radhës i vendeve pjesëmarrëse të “Ballkanit të Hapur”, Escobar ka theksuar se kjo nismë është ekonomike, dhe jo një projekt politik.

Më në fund ju mbështes që kjo iniciativë të jetë ekonomike, nuk është projekt politik, por i rëndësishëm ekonomik, e me rëndësi edhe të ngelet ashtu. Të fokusohet në krijimin e mundësive për njerëzit e rajonit”, ka deklaruar Escobar.

Edhe ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, deklaroi sot se “Ballkani i Hapur” është një projekt origjinal dhe i vlefshëm.

“Jam këtu për ta mbështetur këtë projekt, pasi besoj se “Ballkani i Hapur” është një projekt origjinal bashkëpunimi dhe mjaft i vlefshëm për vendet përkatëse”, deklaroi Hill për Abc Neës Albania.

Ambasadori që njeh mirë Ballkanin Perëndimor, foli edhe për deklaratën e Lavrovit që pushteti në Kosovës e citoi si argument kundër nismës rajonale. Deklaratën e Lavrovit, Hill e cilësoi s’i sarkastike.

Nuk mendoj se ai mbështet “Ballkanin e Hapur”, madje mendoj se deklarata e tij për ta mbështetur “Ballkanin e Hapur” ishte sarkastike dhe me vullnet negativ. Kështu që nuk besoj se ai është një mbështetës i “Ballkanit të Hapur”, u shpreh ambasadori Hill.

Ndryshe, sot ka përfunduar takimi i radhës i vendeve pjesëmarrëse të “Ballkanit të Hapur”, e ku u takuan përfaqësuesit më të lartë të Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e Malit të Zi.

Kosova pati ftesë zyrtare nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, e të cilën në emër të Kosovës e refuzoi kryeminsitri Kurti.

Tjera nga autori:
1