Pas publikimit të skandalit të jaranave të Liburn Aliut, i përgjuari e mbyll profilin në Facebook

Pas publikimit të skandalit të jaranave të Liburn Aliut, i përgjuari e mbyll profilin në Facebook

01.06.2022 19:19

Në përgjimet ekskluzive dhe autentike të publikuara sot në Ditarin e Buzhalës, Idriz Shala është pjesëmarrës në dialogjet që realizohen në lidhje me ryshfetin në Minstrinë e Infrastrukturës, të cilin e udhëheq ministri Liburn Aliu.

Duket se përmendja e emrit nga ana e Nacionales, duket ta ketë penguar Shalën. Pas publikimit të episodit të tretë të Ditarit të Buzhalës, i titulluar “Afera jaranat e Liburnit: Ryshfet astronomik në Ministrinë e Liburn Aliut”, ka shtyrë Shalën të mbyllë llogarinë e tij në Facebook.

Megjithatë, gjersa profili i tij ishte i qasshëm në Facebook, Shala ishte aktiv në përkrahje të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një postim të  vitit 2020, Shala uronte Vetëvendosjen për fitoren.

“Urime Vetëvendosje! E ju analista, kqyrë gjeni kime”, shkruante dy vite më parë Shala në Facebook.

Në disa foto, Shala shihej me Halil Jahën, “dajën” e Vetëvendosjes.

Ndryshe, tashmë emri i Idriz Shalës është bërë shumë i njohur në Kosovë. Madje ai në Facebook është i popullarizuar, që tregon se emri i tij është kërkuar jashtëzakonisht shumë në këtë platform sociale.

Rrushfeti në Ministrinë e Infrastrukturës

Në episodin e tretë të Ditarit të Buzhalës trajtohet një rast korrupsioni ku përmendet edhe emri i ministrit Liburn Aliu, dhe ku nuk mungojnë shumat astronomike, pushteti e ryshfeti, dhe daja e nipi.

Në këtë emision, autori Berat Buzhala zbulon përgjime autentike që dëshmojnë se si një kompani projektuese e lidhur me pushtetin e Vetëvendosjes, u zu “me pelë për dore” duke kërkuar ryshfet.

Kompania e quajtur “Infratek”, në të cilën kishte punuar këshilltari i Liburn Aliut, madje jo veç që kishte punuar, por edhe kishte lidhje familjare me pronarët. Ata ishin dajtë e tij.

Emri i këtij këshilltari është Florent Ramqaj. Emri i ministrit është Liburn Aliu. Emri i dajës është Halil Jahaj. Mbiemri i ministrisë është “e Infrastrukturës”. Shuma e ryshfetit? Eh, këtu ju lusim që të mbani frymën: bëhet fjalë për 30 mijë euro. Pra, bëhet fjalë për 20 mijë euro që jepen një herë, e 10 mijë të tjera më vonë.

Nipi i shefave të kompanisë ryshfet-kërkuese e këshilltari i Liburnit, Florent Ramqaj, dikur protestonte me aktivistë të Vetëvendosjes edhe për bileta më të lira të autobusit, por del se sot është njeri shumë i pushtetshëm.

Kompania e dajës së Vetëvendosjes – siç quhej Halili nga aktivisti i shquar i partisë së Kurtit, Pajtim Demaj – kishte për detyrë që të shkruante raportin për punët e kryera nga kompanitë e caktuara. Dhe, në vend se të kryente punën siç e parashikonte ligji, përfaqësuesi i kompanisë dëgjohet duke keqpërdorur detyrën zyrtare, pra pushtetin, për të marrë përfitime financiare.

Kush është daja i VV-së?

Në episodin e tretë të Ditarit të Buzhalës është skandalizuar opinioni me anë të përgjimeve që dëshmojnë korrupsionin në Ministrinë e Infrastrukturës. Por, kryepersonazh i këtij skandali është shefi i punëtorit të përgjuar, që ka emrin Halil Jahaj. Kush është Jahaj?

Vite më parë, Jahaj është quajtur “Daja i Vetëvendosjes” nga aktivisti i shquar i Vetëvendosjes, Pajtim Demaj. Se çka nënkuptohej specifikisht me një epitet të tillë, është e vështirë të kuptohet, por megjithatë mund ta marrim si një cilësor honorifik.

Në fotografinë e publikuar nga Demaj, “daja” shihet teksa pushon pas një loje basketbolli, gjatë fushatës së Vetëvendosjes për zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019.

Se “daja” është i afërt me VV-në, tregon edhe një fakt tjetër. Jahaj ka qenë financues i Vetëvendosjes, aktivistët e së cilës e nderuan me titullin e nderit “daja”.

Financimin që e bëri Jahaj, e ka njoftuar edhe vetë partia e kryeministrit Albin Kurti. Në njërën nga pasqyrat financiare të publikuara nga VV, “daja” shihet të ketë financuar këtë parti në vitin 2021, kur partia e Kurtit fitoi gjysmën e votave të elektoratit.

Halil Jahaj është edhe aktivist politik. Ai bën një numër shumë të madh postimesh politike në profilin në Facebook.

Në njërin prej tyre, pretendonte që gazetari Berat Buzhala kërkon ta amnistojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Për më tepër, ai bënte nxitje të gjuhës së urrejtjes dhe mosdurimit.

Në kohën e krizës së rëndë energjetike, z. Jahaj kishte shkruar se kriza energjetike nuk ishte aq e rëndë dhe se “ende s’kishim parë gjë akoma”.

Jahaj në shumë statuse në Facebook e kishte shprehur publikisht përkrahjen për VV-në.

Madje për liderin e kësaj partie, “daja” kishte fjalë të mëdha miradie. Për “dajën”, Albin Kurti beson në dituri, dhe si i tillë struktura e tij e të menduarit është strategjike. Ndërsa për VV-në theksonte se është kryengritëse e lëvizjes që nuk e duron pabesinë.

Tjera nga autori:
1