Pasuria 17 milionë euro e Përparim Ramës, 4 milionë euro vetëm piktura - NACIONALE

Pasuria 17 milionë euro e Përparim Ramës, 4 milionë euro vetëm piktura

1 vit më parë

nga NACIONALE

Me miliona euro pasuri, e disa miliona tjera borxhe, kryetari i Prishtinës mbetet njëri prej personave më të pasur në politikë.

Përparim Rama në deklarimin e pasurisë ka thënë se pasuria e tij totale, e zbritur me borxhe, kalon shifrën prej 17 milionë eurosh.

Ndërkohë që vetëm piktura, të trashëguara nga familja – siç thotë ai – kapin vlerën e 4 milionë eurove në sytë e të parit të Prishtinës.

Rama së shumti ka pasuri të paluajtshme [14.5 milionë euro] ku vetëm një rezidencë kap vlerën e gati 5 milionë eurove. Ndërsa tri banesa tjera kanë vlerë 4 milionë e gjysmë euro.

Rreth 4 milionë e gjysmë euro tjera aksione, i pari i Prishtinës, i posedon në 11 shoqëri komerciale.

Por, krahas këtyre milionave, Rama ka edhe miliona të tjera borxh në formë të kredive ndaj 7 bankave dhe 5 personave tjerë – gjithsej 5.8 milionë euro.

Në fund, Rama përmes të hyrave vjetore, ka deklaruar se fiton rreth 106 mijë euro, që i bie se i pari i Prishtinës i fiton rreth 8 mijë e 800 euro rroga.

Lajme të ngjashme