<b></b> Presidenti i KE-së në Kosovë, Vjosa Osmani ia numëron padrejtësitë e Evropës ndaj Kosovës

Presidenti i KE-së në Kosovë, Vjosa Osmani ia numëron padrejtësitë e Evropës ndaj Kosovës

15.06.2022 13:33

Kosovës sot i erdhi një mysafir nga Këshilli Evropian për vizitë zyrtare. Bëhet fjalë për presidentin Charles Michel, i cili takimin e parë e zhvilloi me të parën e vendit, presidentën Vjosa Osmani.

Pas këtij takimi, Osmani së bashku me z. Michel dolën në një konferencë për media ku shpalosën temat të cilat i diskutuan në takimin disaminutësh.

E temat janë thuajse të zakonshme dhe nuk lanë shumë përshtypje: dialogu, liberalizimi i vizave e anëtarësimi në BE.

Presidentja e vendit, u duk paksa e ashpër në fjalimin e saj, ku i bëri kërkesë BE-së që t’i zbatojë marrëveshjet e tyre. Përveç kësaj, Osmani tha se Kosova ka nevojë urgjente që BE-ja të bëjë të qartë perspektiven e Kosovës.

Nuk do të gjeni një popull më të përkushtuar se sa populli i Kosovës ndaj vlerave dhe lirive që përfaqëson BE-ja. Kemi nevojë urgjente që edhe BE-ja të bëj të qartë perspektivën e Kosovës”, tha presidentja Osmani.

Presidentja filloi të përmend padrejtësinë më të madhe që iu ka bërë Kosovës nga ana e BE-së, mos-liberalizimin e vizave. Për këtë çështje kishte folur edhe presidenti i Serbisë Vuçiq, duke thënë se Kosovës do t’i ndodhte liberalizimi i vizave më 23 qershor.

Kryesorja është liberalizimi i Kosovës. Ky process është stërvonuar, përkundër që kemi përmbushur kriteret. Deri tani ka ekzistu një padrejtësi në këtë temë për Kosovën, andaj ne nuk do të ndalemi deri të përmbushet kjo kërkesë.”, u deklarua Osmani.

Por, presidenti i Këshillit Evropian, Michel kësaj deklarate iu kundërpergjigj duke thënë se për liberalizimin e vizave vendosin shtetet anëtare të BE-së.

“Kemi diskutuar për liberalizimin e vizave, e dini që shtetet anëtare duhet të vendosin një nga një për këtë çështje”, tha presidenti Michel.

Charles Michel, ia bëri me dije Kosovës se fokusi i saj duhe të jetë dialogu me Serbinë.

“Angazhimi i fortë i Kosovës duhet të jetë i fokusuar në përparimin e dialogut Prishtinë- Beograd... dhe të zbatohen të gjitha marrëveshjet”, tha Michel në këtë konferencë.

Por, presidentja Osmani ia bëri me dije të njëjtit se Kosova nuk ka qenë asnjëherë palë bllokuese në këtë temë.

“Kosova vazhdimisht është treguar si palë konstruktive në dialogun me Serbinë. Në nivelet më të larta Kosova është ulur në tavolinë me Serbinë duke dëshmuar që qëllimi ynë është që të kemi raporte të mira fqinjësore. Në këtë proces është me rënëdësi që të flasim se cila është zgjidhja që vulos paqen afatgjatë, ajo është njohja reciproke. Deri sot Kosova ska qenë bllokuese në këtë temë”, deklaroi Osmani.

Tutje presidentja Osmani i bëri me dije edhe disa qëllime, të cilat i ka Kosova.

Plani ynë është që deri në fund të vitit të aplikojmë për vend kandidat në BE, pres që të punojmë së bashku që ky process të ketë sukses. Kosova është e përkushtuar në dialogun me Serbine, proces ky i lehtësuar nga BE”.

Osmani kishte një kërkese për BE-në. Të mos lejojë që tema e dialogut të shndërrohet në instrument të Serbisë.

Procesi duhet të përqëndrohet në njohje reciproke. BE-ja nuk duhet të lejojë që dialogu të shëndrrohet në instrument  të Serbisë për ta minuar integrimin e Kosovës në mekanizmat rajonal apo evropian,” shtoi presidentja.

Pas presidentës Vjosa Osmani, Michele po zhvillon takim edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Nga Kosova, Michele do të udhëtojë për në Maqedoni të Veriut.

Tjera nga autori:
1