<b></b> Protesta e veteranëve dridhi Kuvendin, alarmet për bomba vendin – çka ndodhi gjatë ditës së djeshme?

Protesta e veteranëve dridhi Kuvendin, alarmet për bomba vendin – çka ndodhi gjatë ditës së djeshme?

17.06.2022 08:18

Protesta e veteranëvë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte kryetema e ditës së djeshme. Ata dolën për të protestuar para Qeverisë së Kosovës pasi ishin të pa kënaqur me mospërfshirjen në ligjin e pagës minimale.

Në kuadër të kësaj, ndodhën shumë arrestime e u shkaktuan përplasje të ashpra në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Alarmet e rreme për bomba në shkolla e aeroporte, përbënë temën tjetër të ditës, duke u parë me shqetësim.

Veteranët e UÇK-së protestuan,  kundërshtuan Ligjin për Pagën Minimale

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar gjatë ditës së djeshme. Me fillim nga ora 9:30, këtë të hane veteranët kanë thirrur protestë gjithëpopullore për të kundërshtuar Ligjin për Pagën Minimale. Ky projektligj, që u miratua këtë javë në Kuvend, lë jashtë veteranët në rritjen që parashihet. E kjo i ka revoltuar ish-luftëtarët e luftës çlirimtare të viteve 1998-1999.

Veteranët kanë premtuar se protesta nuk do të eskalojë, ndonëse kanë theksuar se revolta është më e madhe se kurrë më parë.

Para protestës kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, i tregoi Nacionales se kanë pasur një takim me Policinë e Kosovës.

“Kemi pasur një takim me Policinë, temë ka qenë veç mbarëvajtja e protestës. E kemi bërë një takim me institucionin qashtu qysh e do rendi”, u shpreh Jashari.

Tensionet e protestës së veteranëve të UÇK-së para Kuvendit janë reflektuar edhe në fillimin e seancës së djeshme parlamentare, ku pritej të shqyrtohej Projektligji për Trustin.

Ndonëse me vonesë ka filluar mbajtja e kësaj seance, ajo nuk ka vazhduar gjatë. Përplasjen mes deputetët të pozitës dhe opozitën pamundësuan mbajtjen e seancës.

I pari që iu drejtua seancës ka qenë deputeti i LV-së, Gani Krasniq, i cili ka kërkuar prej deputetëve të opozitës që mos t’i fyejnë kolegët e tij.

Në veçanti, ai ka kërkuar nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinja që të mos shajë. “Nuk do të dëshiroja që Ramushi të shanë, të na shanë edhe më nënë”, ka thënë ai.

Më pas deputetët e partive opozitare, kanë kërkuar ndërprerjen e seancës.

 

Sipas tyre, në kohën kur veteranët e UÇK-së protestojnë për një të drejtë të tyre nuk ka kishte të mbahet seancë.

Në Kuvendin e Kosovës janë zhvilluar debate të ashpra për çështjen e veteranëve të luftës. Përderisa protesta po vazhdon në oborrin e Kuvendit, kjo ka shkaktuar edhe përplasje të ashpra ndërmjet pozitës dhe opozitës.

Opozita e ka bllokuar edhe pas pauzës foltoren e Kuvendit, si dhe e kanë pamundësuar fjalimin e deputetit të Listës Guxo, Haxhi Avdyli.

Kjo ka bërë që kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca të thërrasë sërish pushim për 60 minuta.

“Pasi opozita po e bllokon seancën, atëherë po e marrim edhe një orë pushim. I ftoj shefat e grupeve për takim në zyrën time”, tha Konjufca.

Ka qenë shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i cili ka kërkuar që kryeministri Kurti t’i takojë menjëherë veteranët e luftës, bashkë me anëtarë të Komisionit për Buxhet.

“Padrejtësia duhet të përmirësohet. Ne do të mundohemi të jemi konstruktiv. Ju kemi kërkuar që të mos jenë shkak veteranët për përplasjet tona. Për hatër të atyre që po qëndrojnë jashtë në këto temperatura të larta, duhet që kjo seance të ndërpritet dhe t’i ftojmë përfaqësuesit e veteranëve për konsultim”, ka thënë Tahiri.

Shumë alarme të rreme për bomba, Kosova cak i luftës hibride

Muajve të fundit, janë shtuar alarmet e rreme për bomba në Kosovë. Një tjetër kërcënim me bombë ka alarmuar dje Aeroportin e Prishtinës, por që më vonë u qartësua se është i rremë, teksa intervenoi Policia e Kosovës. Ndërsa, ekspertët e sigurisë vlerësojnë se kërcënimet me mjete shpërthyese janë nga grupe kriminale jashtë Kosovës, të cilat synojnë të krijojnë panik tek qytetarët.

Alarmin për bombë e konfirmuan orë më parë Policia e Kosovës e Aeroporti i Prishtinës, teksa këta të fundit, pasi policia ndërmori të gjitha procedurat e nevojshme, njoftuan se alarmi ishte i rremë.

“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm”, thuhet në njoftimin e Valentina Garës, zëdhënëse e Aeroportit “Adem Jashari”.

Njëjtë, komunikatë lëshuan edhe Policia e Kosovës, duke konfirmuar se asgjë të vërtetë nuk ka në alarmet për bombë.

Tjera nga autori:
1