<b></b> Qershori i sikletshëm për Liburn Aliun, konfirmon krejt raportimet e Nacionales për skandalin në Ministri

Qershori i sikletshëm për Liburn Aliun, konfirmon krejt raportimet e Nacionales për skandalin në Ministri

04.06.2022 07:31

Kryetema e 3 qershorit ishte paraqitja e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, në emisionin “Pressing” në T7, pas publikimit të aferës së ‘jaranave të Liburnit’nga gazeta Nacionale.

Liburn Aliu u duk në siklet në përballjen e tij me të vërtetën në T7, duke konfirmuar shkrimet e Nacionales për skandalin ku përfshihen dajallarët e Florent Ramqaj, këshilltarit të Aliut në Ministrinë e Infrastrukturës.

Liburn Aliu nervoz e në siklet

Pas një buzëqeshjeje gjysmë të ngrirë në fillim të emisionit dhe disa falënderime klishe për ftesën, drejtuar moderatorit, Aliu e humbi ‘toruan’. Nervoz, i paartikuluar mirë, viktimizim, përsëritje e fjalive të njëjta që dukeshin të keqmësuara, e lëvdata të pafundme për këshilltarin e tij, Florent Ramqaj, dajallarët e të cilit u përfshinë në përgjimet e publikuara nga Nacionale. Natyrisht, nuk mungoi as pohimi i Aliut rreth njohjes së "dajës së Vetëvendosjes".

Ai gjatë mbrëmjes së djeshme bëri disa deklarata që ngallën debat dhe reagime, meqë ishin të pa pranueshme për në njeri që jeton në Kosovë, aq më shumë për një ministër të qeverisë.

Aliu tha se nuk e mban mend se sa e ka blerë banesën e tij, në njërën nga lagjet më të shtrenjta në Prishtinë.

Ai ka thënë se kur e kanë blerë, ka kushtuar shumë më lirë.

“Kur e kemi marrë banesën në fillim ka kushtuar shumë më lirë në fillim. Këtë tjetrën ka qenë shumë më shtrenjtë. S’më kujtohet saktë”, shpjegoi ai.

“Banesa është në pronësi të familjes e cila kurdoherë do të bëhet subjekt i trashëgimisë ende e cila është marrë në kohën kur as lejet nuk janë marrë. Banesë në emrin tim personal nuk kam”, theksoi Aliu.

Ai foli edhe për dajën e Vetëvendosjes, i cili përmendet në skandalin e publikuar nga Nacionale, të cilin e konfirmoi se e njeh.

“Halil Jahajn e kam takuar në Vetëvendosje. Është inxhinier i ujërave, kemi diskutuar për ujërat. E para ky nuk është në përgjim, se krejt keni mendu që unë ka me qenë në përgjim. Pastaj jo këshilltari, pastaj as ai s’doli, e s’doli as daja”, tha Aliu.

Aliu ka folur edhe për ambasadorin e Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj i cili dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Paraprakisht, mjetet financiare, kompania MB Consulting, në pronësi të Berishajt, i kishte pranuar nga një kompani energjetike serbe, GEN.

“Unë e njoh, kam pasur rast me e taku z. Martin Berishaj, besimi im është në anën e tij”, tha Aliu.

“Faktimi i sulmit ndaj tij dh niveli i sulmit çfarë ka qenë ndaj tij pasi është i VV’së, ka qenë prapë, jo proporcional në raport situatën në të cilën ka qenë dhe natyrisht që edhe aktivistët i dalin në mbrojtje”, shtoi ai.

“Unë e njoh Martin Berishaj dhe e respektoj".

Analistët reagojnë me tallje ndaj Aliut

Talljet e kritikat për paraqitjen e Aliut vërshuan nga analistët politik në vend, duke e cilësuar atë si të padenjë.

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka komentuar paraqitjen e ministrit Liburn Aliu në “Pressing” gjatë natës së sotme, duke thënë që njëherë do të duhej të kishte ndërmarrë vendime tjera.

Pas skandalit të publikuar nga gazeta Nacionale, Kryeziu thotë se ministri Aliu do të duhej të kishte pezulluar këshilltarin e tij e të kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit.

“Por para se të dilte në TV, ministri duhet të kishte ndërmarrë disa veprime që tregojnë përgjegjësi publike dhe forcojnë vlerat dhe standardet në luftën kundër korrupsionit.

Së pari, ai duhet të pezullojë këshilltarin e tij të përfshirë në aferën korruptive!

Edhe së dyti pas pezullimit të këshilltarit, të jep dorëheqjen nga posti i ministrit.”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Kurse anëtari i PSD-së, Nol Nushi përmes një postimi në Facebook, tha se ministri e ka mizën mas veshi duke iu referuar deklaratës së ministrit Liburn Aliu se "Kur degjuam qe ka pergjim, u pergaditem cka po na del",

“Mos e vet se të kallxon vet”, shkroi Nushi në Facebook.

Për çudi, kishte edhe nga ata që e mbrojtën ministin Aliu, i cili s’po përballej bindshëm me akuzat të cilat e rëndojnë.

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, është deklaruar rreth intervistës së Liburn Aliut, ministër i Infrastrukturës, për aferën “Jaranat e Liburnit”.

Në mënyrë tipike siç i shkon për shtati një zëdhënësi, Manxhuka ka përsëritur fjalët e Aliut. Madje, ai ka përdorur termin e njëjtë “flluskë”, me të cilin iu referua Aliu përgjimeve të Nacionales.

Analisti Ilir Mirena përmes një postimi në Facebook ka thënë se goxha mirë duhet me i pas punët me ble banesë në Marigona Hill duke i’u referuar ministrit Librun Aliu.

“Dmth me pritë me ju rrit vlera edhe me e shitë”, shkroi Mirena.

Mirena tha gjithashtu se Aliu ishte në siklet të madh, gjersa e krahason me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn, i cili poashtu është i përfshirë në një skandal.

“N’siklet t’madh qenka!

Ma mire t’kish ra mos dal hiq n’interviste… Si Martin Berishajt qe s’po i nihet zani, me shpresen qe harrohet…”, ka shkruar Mirena në “Facebook”.

Teksa intervista po zhvillohej, Nol Nushi nuk e kurseu ministrin as nga talljet.

Për ta përshkruar paraqitjen e Aliut, Nushi ka gjetur rastin të përdorë deklartatën e zëvedësminitrit Blerim Sallahu.

“Shpartallimi i Ministrit live ne TV po shkon me shpejtesine e shperndarjes se vajit ne tepsi!”, ka shkruar Nushi në Facebook./Nacionale.com/

 

Tjera nga autori:
1