Dita e premte zakonisht përcillet me shumë kolona në Prishtinë. Ato vërehen posaçërisht në të gjitha drejtimet dalëse nga kryeqyteti i Kosovës. Vetura që marrin rrugën në drejtim të pjesëve të tjera të Kosovës, krijojnë ngarkesë në rrugët që çojnë jashtë Prishtinës.
Banorët e Prishtinës edhe sot ia kanë mësyer rrugëve që të drejtojnë jashtë kryeqytetit.
E vetura të shumta u panë edhe këtë të premte në dalje të Prishtinës.
Në foton e Gazetës Nacionale, shihet kolonë e gjatë në lagjen e Veternikut, në dalje të Prishtinës.
Një kaos i tillë, mund të zgjasë shumë ikjen nga Prishtina, e cila përsëritet vazhdimisht sa herë që afrohet vikendi.
Natyrisht, koha e paraparë për ta lënë Prishtinën këtë të premte, nuk do të jetë sipas planeve të shoferëve, pasi që kolona do ta zvarrit daljen nga kryeqyteti kosovar.