<b></b> Standardet e dyfishta: Dikur kërkonin dorëheqjen e Veselit pse i përmendej emri, tash heshtën për Liburn Aliun

Standardet e dyfishta: Dikur kërkonin dorëheqjen e Veselit pse i përmendej emri, tash heshtën për Liburn Aliun

02.06.2022 20:08

Para tre viteve ishte publikuar një video-incizim në të cilën disa fajdexhi përmendnin edhe emrin e ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, atëbotë kryetar i Kuvendit. Reagimi më i ashpër për këtë video kishte ardhur nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila kishte kërkuar dorëheqje e Veselit për t’i hapur rrugë hetimeve. Por, tani kur njerëzit e afërt të ministrit Liburn Aliu dyshohet së janë përfshirë në një aferë  korruptive, kjo parti po heshtë, duke përdorur haptas e qartë standarde të dyfishta.

Ardhja e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet ka ndryshuar edhe qasjen e kësaj partive ndaj afera korruptive që po publikohen nga mediat.    

Janë bërë gati 24 orët kur gazeta Nacionale ka publikuar përgjimet autentike të cilat dëshmojnë ryshfetin e korrupsionin në Ministrinë e Infrastrukturës që drejtohet nga Liburn Aliu, ndërsa askush prej LV-së nuk është distancuar nga kjo afër. Madje, shumë zyrtarë të kësaj partie kanë ndalë në mbrojtje të personave të përfshirë në audio-incizimin, ku përendet emri i ministri Luburn Aliut dhe këshilltarit të tij, Florent Ramqaj.

Sa ishte në opozitë, kjo parti kishte krejt qasje tjetër ndaj skandaleve të korrupsionit. Në çdo skandal që nxirrnin mediat e që të përfshiheshin ishin zyrtarët shtetëror, LV-ja lëshonte komunikatë për medie dhe kërkonte dorëheqjen e atyre  zyrtarëve.

Njëjtë kishte vepruar edhe para tri viteve, kur mediat nxorën një video-incizim të disa fajdexhinjve, të cilët përmendnin emrin e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Reagimi i LV-së ndaj kësaj partie ishte shumë i shpejtë. Në komunikatën e lëshua në maj të vitit 2019, të cilën e posedon gazeta Nacionale, kjo parti kërkonte dorëheqjen e Kadri Veselit nga pozita e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

“Në videon që doli në media, në emër të Kadri Veselit kërkohet para e paligjshme, si haraç a si fajde, nga anëtarë organizatash kriminale. E reagimi i kryetarit të Kuvendit ishte, për të thënë të paktën, frikacak: ai tha se po të vërtetohet se është pjesë e këtij rasti kriminal do të japë dorëheqje. Gjithë Kosova e gjithë bota e di se po të vërtetohet që Veseli është pjesë e rastit kriminal, nuk shkon në dorëheqje por drejt e në burg. Dorëheqja është akt moral, që bëhet për t’i hapur rrugë hetimeve. Pra, kur emrin ta përmendin si kërcënim për fajde, duhet të jetë dorëheqja para hetimeve, e jo hetimet para dorëheqjes”, ishte thënë në komunikatën e LV-së.

Kjo parti akuzonte edhe organet e drejtësisë së pse më herët nuk e kishin hetuar këtë video.

“Vetë Kadri Veseli ka luajtur rolin e naivit dhe ka shtruar pyetjen se pse drejtësia e paska pasur për gjashtë vite këtë video dhe nuk e ka hetuar. Dhe pastaj, ka kërkuar vetting në drejtësi. Pra në vend se të flasë për përgjegjësinë e tij në skandalin që po dëmton imazhin e shtetit dhe republikës së Kosovës ku ai është kryeparlamentar, Veseli e gjuan përgjegjësinë tjetërkah, te sistemi i drejtësisë. Pse nuk ka hetuar asnjë prokuror më përpara mbi këtë video? Sepse prokurorët e sistemi i drejtësisë i tuten Kadri Veselit. Sepse ky dhe njerëzit e tij, siç dihet nga rasti ‘pronto’, e kanë vendosur në krye të prokurorisë një njeri që u bindet. Prandaj mjaft me hipokrizi, ku Veseli e shërbëtorët e tij të cilëve po u del kriminaliteti në shesh, bëjnë thirrje për drejtësi e vetting”, është thënë në komunikatë.

Madje, në komunikatë përmenden edhe shembuj konkret në botën perëndimore ku zyrtarët publik jepnin dorëheqje për shkak të përfshirje në skandale. “Para disa ditësh e patëm shembullin e Austrisë, ku pas publikimit të një videoje, menjëherë dha dorëheqje personi i përfshirë, e njëkohësisht u shpallën zgjedhjet e reja. Ky është momenti që Kosova të tregojë se dëshiron të ndjekë modelin perëndimor dhe jo atë rus. Kadri Veseli duhet të largohet nga çdo pozitë e pushtet, për t’i hapur udhë hetimeve, sa më shpejt dhe pa bërë rezistencë. Çdo këmbëngulje e tij për të vazhduar të qëndrojë në pushtet është pengesë e drejtësisë dhe e demokracisë, dhe mbrojtje e krimit të bërë”, thuhej në komunikatën e LV-së.

LV-ja mbron skandalin korruptiv në Ministrinë e Infrastrukturës

Krejt ndryshe tani po vepron LV-ja kur zyrtarët e saj janë kapur me “pelë përdore” në audio-incizime korruptive. Askush prej kësaj lëvizje nuk ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe të Infrastrukturës, Liburn Aliu, apo të këshilltarit të tij.

Pas publikimit të këtij skandali në gazetën Nacionale, këshilltari i Liburn Aliut, Florent Ramqajt, ka reaguar duke mohuar akuzat.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai mohoi akuza, duke thënë se qeveria po e lufton vazhdimisht këtë korrupsionin.

Në postimin e tij vërehet përkrahja e madhe që mori nga ministra, deputetë, zyrtarë të Qeverisë e të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët e pëlqyen dhe e shpërndanë postimin e tij.

Një skandalin e madh që nxori në publik dje gazeta Nacionale nëpërmjet emisionit “Ditari i Buzhalës”, u publikuan përgjime të cilat dëshmojnë ryshfetin e korrupsionin në Ministrinë e Infrastrukturës që drejtohet nga Liburn Aliu. Një lidhje në gjithë këtë aferë, doli se e ka edhe këshilltari i Aliut, Florent Ramqaj. Përgjimet tregonin duke bërë pazar dajtë e Ramqajt.

Është fjala për kompaninë e quajtur “Infratek”, në të cilën kishte punuar më herët këshilltari i Liburn Aliut.

Tjera nga autori:
1