50 për qind e nxënësve kanë deklaruar se në shkolla të mesme është e lehtë qasja në substanca narkotike.

<b>Statistikat horror për shkollat e mesme të Kosovës </b> - arsyet pse nxënësve ‘‘S’po iu shkohet n’shkollë’’

Statistikat horror për shkollat e mesme të Kosovës - arsyet pse nxënësve ‘‘S’po iu shkohet n’shkollë’’

20.04.2022 20:27

Nxënësit e shkollave të mesme marshuan ditën e djeshme me kërkesat për kushte më të mira në arsim. Këshilli i Nxënsve të Kosovës organizoi marsh potestues nën moton “S’po shkohet n’shkollë”.

Ky marsh, synoi të fuqizojë zërin e të gjithë nxënësve të shkollave të mesme të Kosovës e që paraqet realitetin shqetësues me të cilën nxënësit në Kosovë ballafaqohen në baza ditore. Cilësia e arsimit, përmbajtjet mësimore, sjelljet e profesorëve, infrastruktura e institucioneve shkollore janë disa prej arsyeve që ka shtyrë nxënësit të dalin në rrugë.

Protesta i parapriu një raporti të Këshillit Rinor të Kosovës në të cilën evidentohet gjendja e arsimit të mesëm të lartë dhe mjedisi mësimor në shkollat e mesme të vendit.

Ky hulumtim, është realizuar në 29 komuna dhe 106 shkolla të mesme në Kosovë me 1535 nxënës dhe 106 shkolla në vend, ku nxënësit e këtyre shkollave janë pyetur për të konstatuar përceptimet e tyre rreth çështjeve që ndërlidhen me mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Në raportin që përmban rezultate sasiore, kualitative si dhe një diskutim të përgjithshëm rreth të gjeturave, rezulton me shumë statistika shqetësuese në ambientet mësimore të shkollave të mesme publike në Kosovë.

Ky hulumtim tregon se 28 për qind e nxënësve në Kosovë u shprehen se ka mësimdhënës në shkolla të cilët ushtrojnë dhunë fizike ndaj nxënësve si dhe 35 për qind e mësimdhënësve ngacmojnë seksualisht nxënësit dhe mbi 50 për qind e tyre ngacmojnë (bullizojnë) nxënësit e shkollave të mesme.

Gjithashtu në këtë raport përmendet edhe çështja e sigurisë fizike në shkolla, sipas të dhënave, 552 nxënës nga 1535 sa janë intervistuar, kanë deklaruar si aspak të pavërtetë apo të pavërtetë deklaratën se ata mund të shpëtojnë nëse gjatë kohës që janë në shkollë do të ndodhte ndonjë emergjencë.

Kurse 41 për qind e nxënësve deklarohen se mësimdhënësit e tyre nuk arrijnë ta menaxhojnë zhurmën në klasë dhe gjithashtu mungon vlerësimi adekuat i procesit të notimit ku afër 50 për qind e nxënësve të anketur janë deklaruar se shpesh apo gjithëmonë kanë marrë notë duke u vlerësuar vetëm nga një burim (verbalisht, me shkrim, ose aktivitet). Gjithashtu mungesa e bibliotekave në shkolla paraqitet si problem esencial në këto shkolla.

Raporti ndër të tjera thotë edhe se 50 për qind e nxënësve kanë deklaruar se në shkolla të mesme është e lehtë qasja në substanca narkotike.

Gjithashtu gjendje aspak e mirë është edhe sa i përket qenve endacakë përreth shkollave. Njejtë sikur në kryeqytet, edhe nëpër qytete tjera, konkretisht përreth shkollave, qentë endacakë gjejnë strehë. 62 për qind e nxënësve kanë thënë se rrugës për në shkolla dhe rreth tyre rrezikohen nga qentë.

Poashtu, përmbajtja me gabime e teksteve mësimore, pamundësia për zgjedhjen e lëndëve zgjedhore, mungesa e banjove dhe ujit të ngrohtë në shkolla, problemet me mirëmbajtjet teknike janë diska prej evidentimeve dhe problematikave që flet ky raport.

Lidhur me këto probleme, në disa komuna të Kosovës nxënësit bojkotuan procesin mësimorë duke dalur në rrugë me thirrjet ‘‘S’po shkohet n’shkollë’’.

Drejtor ekzekutiv i Këshillit Rinor të Kosovës, Ditjon Fetahu, ka thënë për gazetën Nacionale se qëllimi i protestës të nxënësve është për ta kthyer fokusin kah edukimi, që sipas tij po mungon.

Kjo është kërkesë ndaj të gjithë akterëve që punojnë me edukim. Qëllimi është me kthy fokusin kah edukimi. Nxënës e kanë bo një publikim të një raporti që përfshijnë informacione të kategorive të ndryshme për probleme të ndryshme që nxënësit kanë në shkolla, tashmë raporti veçse është lansu dhe të dhënat të cilat janë dalë, janë beagi shqetësuese në sytë e nxënësve, prandaj edhe ka qenë ideja me mbajtë marshin”, thotë Fetahu.

Ai thotë se raporti i cili është publikuar, është raporti i tretë i kësaj organizate, i fundit para këtij ka qenë i vitit 2016.

Sipas Fetahut, të dhënat e para gjashtë viteve dhe të gjeturat e tanishme pothuajse aspak nuk dallojnë, dhe gjendja në arsim mbetet e njejta.

Raporti të cilin e kemi publiku, është raport që e bejmë ndër vite, hera e fundit që është publiku ka qenë në vitin 2016, edhe problemet e dalura më këtë raport janë pothuajse të njejta me problemet e vitit 2016, kështu që për neve ka qenë e rëndësishme me dal publikisht me tregu gjendjen e cila po qendron e njejta ndër vite”, thotë drejtori i Këshillit Rinor të Kosovës, nën ombrellën e të cilit funksionon edhe Këshilli i Nxënësve të Kosovës.

Ndërkohë, përkrahje revoltës së nxënësve u dhanë edhe espertët dhe njohësit e arsimit në Kosovë.

Ish-zëvendësministri i arsimit në Qeverinë Kurti 1, Jusuf Thaçi, ka reaguar në lidhje me protestën e mbajtur sot nga Këshilli i nxënësve të Kosovën të cilët marshuan nën moton “S’po shkohet n’shkollë”, duke kërkuar rritje të cilësisë në arsim dhe përmisim të ambienteve në shkolla.

Sipas Thaçit, sllogani qëndror i protestës nga nxënësit është “alarm i vërtetë”, nga i cili duhet të zgjohet qeveria, ministria dhe drejtoritë komunale.

Sipas tij, shkolla është shëndërruar në një detyrim të mërzitshëm e dënues për nxënësit.

Sot në Kosovë, ambienti jashtë-shkollor (në familje e kudo tjetër jashtë shkollës) është shumë më i pasur me burime të dijes e të informacionit, më multi-dimensional, me teknologji e i digjitalizuar, më atraktiv e më argëtues se sa ambienti shkollor, sa që shkolla, fatkeqësisht, është shndërruar në një detyrim të mërzitshëm e dënues për nxënësit. Prandaj, normal që s'po shkohet n'shkollë. Për këtë nuk është vetëm një fajtor, por shumë”, thotë Thaçi.

Gjithashtu, edhe drejtoi i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), Rron Gjinovci u ka dalur në mbështetje të nxënësve protestues. Sipas Gjjinovcit, Ministrinë e Arsimit ka dështu me kuptu që nxënësit kanë të drejtë.

Kur nuk e kupton dhe nuk e pranon problemin, shanset me përmirësu gjendjen janë ZERO”, ka shkruar Gjinovci, i cili i bën thirrje nxënësve që ta vazhdojnë bojkotin.

Mirëpo, subjekti në pushtet me të cilën kanë afërsi edhe Gjinovci edhe Thaci, ende nuk ka arritur që të ofrojë shenja ndryshimi edhe pas më shumë se një vit, ndonëse Vetëvendosje premtonte se do ta ndërrojë rrënjësisht paradigmën e arsimit fillor e të mesëm, mirëpo kjo ende nuk duket as në teren as në statistika.

Kryeministri Kurti thoshte në fushatë se për ta ndryshuar rrënjësisht gjendjen në arsim i duhen dy mandate, mirëpo për këtë mandat VV-ja premtonte se do ta rrisë cilësinë dhe do të mbështetë mësimdhënës në shkolla fillore e të mesme.

Parakusht për rritjen e cilësisë në arsim është mbështetja e mësimdhënësve në zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve. Ne do të krijojmë bibliotekat e mësimdhënësve në secilën shkollë duke i pajisur ato me literaturën relevante dhe të kohës”, thuhej në zotimin e VV-së para ardhjes në pushtet.

Mirëpo, sipas të dhënëve të fundit nga studimi i Këshillit Rinor, del se 41 për qind e nxënësve kanë deklaruar se në shkollat e tyre nuk ka bibliotekë.

Përtej kësaj, e besuara e Kurtit që udhëheq me arsimin,  ministrja Arbërie Nagavci, s’fundmi edhe bëri një shkelje kushtetuese në ndërprerjen e procesit të riorganizimit në shkollat e komunës së Kamenicës, shkas për të cilin opozita i kërkoi edhe dorëheqje nga kjo ministri.

 

 

 

 

 

 

Tjera nga autori:
1