<b></b> Supremja vendos në favor të ZRrE-së, mbesin në fuqi faturat e shtrenjta

Supremja vendos në favor të ZRrE-së, mbesin në fuqi faturat e shtrenjta

16.06.2022 14:40

Gjykata Supreme ka vendosur në çështjen ku Partia Demokratike e Kosovës, ka paditur Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.

Për këtë çështje Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit, patën vendosur “masë të përkohëshme” duke pezulluar vendimin e ZRRE-së për shtrejtim të rrymës.
Mirëpo pas këtij vendimi të Supremes, masa e përkohëshme hiqet.
Kjo çështje pritet të vendoset nga e fillimi, prej Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Kolegji i Gjykatës Supreme në konfliktin administrativ, sipas padisë së paditësit-propozuesit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kundër të paditurit-kundër propozuesit Zyra e Rregullatorit për Energji, (ZRrE), me bazë juridike anulim i vendimit të paditurit, nr. prot. 077/22 të datës 16.02.2022 dhe kërkesë për shtyrjen e ekzekutimit të njëjtit, duke vendosur lidhur me kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor të parashtruar nga i padituri ZRrE, kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit, e ka aprovuar si të bazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, e parashtruar nga i padituri Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit.
Vendimi i Supresmes:

 Kolegji i Gjykatës Supreme e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit dhe aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe ka refuzuar si të pabazuar kërkesën-propozimin e paditësit Partia Demokratike e Kosovës, për shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit të paditurit Zyra e Rregullatorit për Energji.

 Gjykata Supreme përmes aktgjykimit ARJ nr.45/2022, vlerëson se duke u nisur nga gjendja e tillë e çështjes, nuk mund të aprovohet si i drejtë dhe ligjor qëndrimi juridik i gjykatës së Apelit dhe i gjykatës së shkallës së parë si në aktvendimet e kontestuara me kërkesë”.

Në rastin konkret Gjykata e Apelit është dashtë në mënyrë kumulative ashtu si parashihen në nenin 22 par. 2 të LKA-së, t’i vlerësojë drejtë të gjitha rrethanat dhe faktet sipas specifikave të çështjes së vendosur si në vendimin e organit të paditur të ZRRE, prandaj gjykata e shkallës së parë me rastin e lëshimit të masës së përkohshme kontestuese, gabimisht ka zbatuar këtë dispozitë ligjore, sikur edhe gjykata e shkallës së dytë kur ka aprovuar një qëndrim të tillë të gjykatës së shkallës së parë, sepse sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme arsyetimi i aktvendimit të kontestuar me kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor por edhe ai i shkallës së parë është jo bindës dhe jo konkret lidhur me faktet vendimtare në të cilat këto vendime bazohen”. thuhet ndër të tjera në vendim.

Kujotjmë se Zyra e rregullatorit të energjisë, më datë 9 shkurt, pati vendosur për rritjen e çmimit të energjisë.

Ndaj këtij vendimi u organizuan protesta në rrugë, e brenda zyrës së rregullatorit. Më e zëshmja kundër këtij vendimi doli partia joparlamentare, ajo e PSD-së.

Por ishte Partia Demokratike e Kosovës, ajo që e mori përsipër, mbledhjen e 40 nënshkrimeve, e shtyerjen përpara të kësaj çështje, me përplasje të shumta me mazhorancën.

E Partia Demokratike e Kosovës, ishte ajo që nisi edhe procesin gjyqësor ndaj ZRRE-së, duke dorëzuar padi në gjykatë, për vendimin e kësaj zyre, me të cilën po shtrenjtohej rryma në vend.

Gjykata Themelore në Prishtinë e  trajtoi me urgjencë këtë lëndë.  Më 9 prill gjykata i vuri masë të përkohëshme këtij vendimi, deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

Shtyhet ekzekutimi i vendimit Nr.077/22 i datës 09.02.2022 i publikuar më datë 16.02.2022 i të paditurës Zyra e Rregullatorit për Energji me seli në Prishtinë derisa gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor me padinë e paditëses”, thuhej në vendimin e Gjykatës Themelore.

Madje, PDK-ja kishte dorëzuar edhe kallëzim penal ndaj ZRRE-së, e cila nuk po e zbatonte vendimin e gjykatës së shkallës së parë, me arsyetimin se do të ankohen në Apel.

E pikërisht  PDK-ja doli në një konferencë për media, ku tha se qytetarët më nuk do t’i paguajnë faturat e larta të energjisë. Mirëpo kjo masë nuk u përfill edhe sa ishte në fuqi. E tash e tutje nuk do të vlejë, pasi Supremja i ka dhënë të drejtë ZRrRE-së.

KESCO paralajmëron se do t'i kthej faturat e para datës 9 shkurt, pra para rritjes së çmimit nga ZRrE.

Kjo të paktën pritet të jetë kështu, deri në udhëzimet e tjera që KESCO i pret nga Zyra e Rregullatorit.

"Duke mos pranuar ende përgjigje dhe udhëzimet e nevojshme nga Rregullatori, dhe në anën tjetër duke qenë në prag të leximit të shpenzimeve dhe faturimit, KESCO e gjendur para një situate jo të lehtë, deri në vendimin e ardhshëm të ZRrE-së, ka vendosur që të aplikojë tarifat paraprake, pra tarifat që ishin në fuqi para datës 8 shkurt. Duke shpresuar që kjo situatë e vështirësuar do të gjejë zgjidhjen më të mirë, ne sigurojmë konsumatorët se nuk do të dëmtohen asesi nga ky proces dhe varësisht nga vendimi final që do të pranojmë nga ZRrE-ja, si institucion përgjegjës, KESCO do të zbatojë të gjitha përshtatjet e nevojshme”. thuhet në komunikatën e KESCO.

Tjera nga autori:
1