<b></b> Thaçi e të tjerët pranojnë kërkesën e Konjufcës për vizitë në Hagë

Thaçi e të tjerët pranojnë kërkesën e Konjufcës për vizitë në Hagë

09.06.2022 21:24

Do të jetë zyrtari i parë i lartë nga krerët aktualë shtetërorë që do t'i vizitojë ish-udhëheqësit e UÇK-së që janë në Hagë, pra ish-presidentin Thaçi e të tjerët.

Glauk Konjufca shumë shpejtë do të marrë rrugë për në Hagë. Kështu ka mësuar Radio Televizioni i Kosovës, përcjell Gazeta Nacionale.

Thaçi dhe të tjerët duket ta kenë pranuar atë për vizitë, për dallim prej ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, kërkesa e së cilës ishte refuzuar vetëm nga dyshja Thaçi - Veseli.

Kujtojmë, më 30 mars të këtij viti, Nacionale raportonte për këtë refuzim gjegjës.

“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, kryetarin e Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi, si dhe deputetin Erxhan Galushi, do të qëndrojnë në Hagë me qëllim të takimit me personat që po mbahen në paraburgim.

Vizitat do të zhvillohen më datë, 30, 31 mars, dhe 1 prill. Delegacioni nga Republika e Kosovës do të takohet me Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn dhe Pjetër Shalën”, patën thënë nga kabineti i Ministrisë së Drejtësisë për gazetën Nacionale.

Momentalisht Konjufca është duke qëndruar në Austri, ndërsa veçse është takuar me homologun e tij austriak.

Deri më tani nuk ka diçka konkrete rreth asaj se kur pritet të ndodhë vizita, por ajo që është e rëndësishme, do të ndodhë.

Kujtojmë se kohët e fundit ka pasur një zbutje të diskursit politik të krerëve momentalë sa i përket luftës së UÇK-së dhe ish-komandantëve kryesorë të saj. 

Ka qenë vet kryeministri Albin Kurti, që përgjatë udhëtimit në ShBA, e kishte pranuar para mërgimtarëve se brengën më të madhe e ka faktin që të gjithë të burgosurit janë shqiptarë.

Tash e ka marrë për barrë Ministria e Drejtësisë aspektin e vizitave, por nëse e konsiderojmë bashkërisht, mund të shkojmë, absolutisht, nuk ka kurrfarë problemi për këtë, sepse Tribunali i Hagës, EULEX-i, UNMIK-u, që të gjithë këta shkuan, e tash e kemi edhe një Gjykatë Speciale, e cila i ka që të gjithë shqiptar aty brenda.

Kjo është brengë e imja, jo veç si aktivist politik i moçëm e qytetar republike, por para së  gjithash si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës”, deklaronte Kurti në ShBA javë më parë.

Përveç kësaj, kreu i ekzekutivit kërkoi edhe një koordinim të avokatëve mes vete.

Por, po e ritheksoj, më e rëndësishmja që e besoj unë tash është një lloj, mbase edhe koordinimi i këtyre avokatëve me njëri tjetrin. Sepse mua më ka interesuar se sa takohen ata shpesh, sepse ju e dini fort mirë që proceset gjyqësore që avokatët e kanë një prirje me shpëtu klientin e vetë.

Pra secili avokat dëshiron me shpëtu klientin e vetë. A na kemi më së shumti nevojë me mbrojt komplet luftën e UÇK-së dhe vetëm duke e mbrojtur luftën e UÇK-së në mënyrë të suksesshme, atëherë mund të mbrohet secili”, shtonte Kurti.

/Nacionale/ 

 

Tjera nga autori:
1