<b></b> Ukraina pushton Evropën, fiton Eurovizionin me

Ukraina pushton Evropën, fiton Eurovizionin me "Mama Stefaninë"

15.05.2022 01:05

Ukraina fiton 'Eurovision Song Contest 2022'

Ukraina ka fituar Eurovizionin në një shfaqje të madhe mbështetjeje nga pjesa tjetër e kontinentit pas pushtimit të vendit nga Rusia.

Grupi Ukrainas Kalush Orchestra  e fituan garën e madhe të këngës për vitin 2022 me këngën "Stefania". 

Përformanca e tyre është konsideruar si një ndër më të mirat që ndonjëherë ka pasur ky shtet.

Një nga veçoritë që ka karektizuar ketë grup është mungesa e një antari i cili nuk ka udhëtuar më grupin në Torino, për të luftuar në vijën e parë të fontit kundër pushtimit rus që është duke ndodhur në Ukrainë.

Anëtarët e grupit pas përformacës së parë në finale kanë bërë thirrje që të shpëtohet qyteti i ukrainas, Mariupol dhe fabrika e çelikut Azovstal.

Grupi doli në rrugë duke luftuar kundër agresorëve rusë vetëm disa javë përpara se të dilte në skenën e Torinos - në vend që të bënin prova për performancën më të madhe të jetës së tyre.

Pas performancës së tyre ata bënë një lutje për të liruar njerëzit ende të bllokuar në fabrikën e çelikut të Mariupolit të rrethuar.

Ukraina mori 439 pikë nga publiku, të cilat e ndihmuan të shpallet fituese duke grumbulluar plotë 631 në total.

Tjera nga autori:
1