<b></b> Vetura shkel vajzën 6-vjeçe në sheshin

Vetura shkel vajzën 6-vjeçe në sheshin "Nëna Terezë" në Prishtinë, flet prindi i saj

16.05.2022 08:57

Një fëmijë 6-vjeç ka pësuar lëndime pasi është goditur nga vetura në hapësirën e sheshit “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas goditjes, vetura ka ikur nga vendi i ngjarjes por policia ka arritur ta identifikojë dhe ta dërgojë në mbajtje drejtuesin e veturës.

Sheshi Nëna Terezë, Prishtinë 15.05.2022-09:40, Lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare (fëmijë 6-vjeç) pasi e njëjta gjersa ishte duke drejtuar biçikletën në hapësirën e sheshit, është goditur nga një veturë me targa e vendore e cila pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Drejtuesi i veturës është identifikuar dhe arrestuar, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Në anën tjetër, edhe prindi i vajzës 6-vjeçare ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.

Ai ka thënë se vajza e tij ka pësuar gërvishtje dhe ndrydhje dhe është emocionalisht e shqetësuar.

Postimi i tij:

Sot ne mengjes, nje te diele te qete vikendi dola per te pire kafen e mengjesit ne sheshin e Prishtines me bashkeshorten dhe 2 femijet e mi (vajza Aria gjashte vjece dhe djali Arktiku shtate vjec).

Femijet me vete kishin edhe bicikletat e tyre, nje qytetar i kohes se paleolitit(egersire) rreth ores 09:40 hyn me nje veture BMW sheshit te Prishtines nga Hotel Sëiss Diamond dhe del tek rruga e kafiterise Zanzi Bar meqe rast e godet vajzen time ne sheshin “Nena Tereze” dhe me nje shpejtesi te madhe ik nga vendi i ngjarjes.

Te gjithe ne mbetem te shokuar nga kjo ngjarje bizare. Cfare njeriu duhet te jesh te hysh ne shesh, te godasesh nje femije 6 vjec dhe aq me pak te ikesh nga vendi i ngjarjes.

Ekipet e Emergjences dhe Policise dolen ne vendin e ngjarjes. Vajza ka pesuar gervishtje dhe ndrydhje, ndersa emocionalisht eshte e shqetesuar.

Falenderoj qytetaret e pranishem per solidaritetin dhe ndihmen e ofruar, gjithashtu falenderim i vecant edhe per ekipin e emergjences.

Ora tani eshte 17:44 ndersa dhunuesi, egersia, paleoliti as qe eshte interesuar te beje nje telefonate dhe te pyes per gjendjen e vajzes dhe gjendet ende ne arrati!

Ladies and Gentlemen, welcome to Kosovo/Columbia/Mexico

Ndërkohë për 24 orë, sipas Policisë, në Kosovë kanë ndodhur 24 aksidente me të lënduar, teksa 28 aksidente kanë qenë vetëm me dëme materiale dhe asnjë me fatalitet.

Po ashtu, gjatë 24 orëve janë arrestuar 25 persona, ndërsa 18 janë dërguar në mbajtje.

Policia ka shkepur 1 mijë e 462 gjoba tiketa trafiku.

Tjera nga autori:
1