Vrau vëllain binjak e babain, gjithçka që dihet deri më tani për krimin në Mitrovicë - NACIONALE

Vrau vëllain binjak e babain, gjithçka që dihet deri më tani për krimin në Mitrovicë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mëngjesi ka nisur me tragjedi në një familje në veri të Mitrovicës. Një 29-vjeçar ka vrarë me thikë vëllain e tij binjak dhe babain rreth orës 06:00 të mëngjesit të së premtes. I riu Marko Bigoviq dyshohet se është autori i krimit të rëndë. Viktima të këtij krimi janë avokati Millan Bigoviq dhe djali i tij Uros Bigoviq. Nacionale ju sjell krejt detajet e zbuluara deri më tani për këtë rast.

Një mosmarrëveshje brenda familjes në orët e para të mëngjesit të sotëm, përfundoi me tragjedi. Një ngjarje e rëndë ndodhi në rrugën “Kralja Petra” në veri të Mitrovicës.

Rreth orës 06:00 i dyshuari Marko Bigoviq besohet se ka nisur fjalosje me vëllia e tij binjak. Situata degradoi duke çuar në përleshje ku u përdorën edhe thikat. E i vrarë fillimisht në përleshjen brenda familjes, mbeti vëllai binjak.

Pas vrasjes së vëllait, përleshja vazhdoi edhe me babain e tij ku edhe atë, djali e plagosi me thikë. Të dy viktimat u dërguan për në spital, ku mjekët konfirmuan vdekjen e tyre.

Për rastin pak orë më vonë, foli edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Veriore, Besim Hoti.

“Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur brenda një familjeje. Një person ka vrarë babain dhe vëllain e tij. I ka therë me thikë dhe të njëjtit s’kanë mundur t’u përballojnë plagëve dhe kanë vdekur në vend. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë Hoti.

Ndërkohë janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se në vendin ku ndodhi krimi kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse.

Motivet e rastit ende nuk dihen. /Nacionale.com/

Lajme të ngjashme