Fluturon, fluturon, Albin Kurti: Kryeministrit s’i rrihet në Kosovë, largohet nga vendi për herë të katërt gjatë muajit - NACIONALE

Fluturon, fluturon, Albin Kurti: Kryeministrit s’i rrihet në Kosovë, largohet nga vendi për herë të katërt gjatë muajit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka udhëtuar jashtë vendit. Kjo vizitë e tij vjen vetëm pak ditë pas kthimit të tij në atdhe nga Amerika ku nuk arriti të realizonte ndonjë vizitë me rëndësi. Por, pse kryeministri po ndërmerr kaq shumë vizita jashtë Kosovës pa takime të rëndësishme?

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka vazhduar me vizitat jashtë vendit.

Kreu i Ekzekutivit kësaj radhe ka vendosur ta vizitojë Britaninë e Madhe.

Këtë e ka konfirmuar edhe Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.

Sipas të njëjtit njoftim, Kurti do të zhvillojë takime zyrtare, ku një prej tyre do të jetë edhe ai me sekretaren britanike për punë të jashtme, Liz Truss.

"Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Britani të Madhe.

Gjatë qëndrimit atje, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime të nivelit të lartë. Në mesin e tyre, ai do të takohet me Sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss.

Ndërkaq, sot gjatë ditës ai do të mbajë një ligjëratë të hapur në Oxford Union, kurse nesër një të tillë në Universitetin e Cambridge", thuhej mes tjerash në komunikatë.

Nga kjo komunikatë nuk lihet të nënkuptohet se mund të ketë takim nga Kurti edhe me homologun e tij, kryeministrin britanik Boris Johnson.

Kryeministri i Kosovës i kishte kaluar afër 18 ditë në ShBA dhe tri të tjera në Zvicër vetëm prej 6 majit e këndej.

Më 6 maj – sot një muaj - ai kishte marrë udhë për në ShBA ku realizoi një numër të madh takimesh që u cilësuan megjithatë si të pafrytshme nga opozita e vendit.

Ai nuk ia doli të takonte në atë vizitë presidentin Biden, zv. presidenten Kamala Harris apo sekretarin Antony Blinken.

Ai kishte bërë vizita te disa prej korporatave gjigante amerikane në Silicon Valley me arsyen e tërheqjes së investimeve të jashtme direkte.

Gjatë qershorit, Kurti kishte fluturuar edhe drejt Sllovakisë për të marrë pjesë në Forumin e Bratisllavës GLOBSEC.

Në këtë forum si kryetemë ka qenë invazioni dhe agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, ashtu siç ishte edhe në vizitat e tjera.

Prej 6 majit ka kaluar një muaj gjë që nënkupton se shumicën e mandatit kryeministri i Kosovës e ka kaluar jashtë Kosovës.

Nëse llogarisim që maji i ka pasur 31 ditë, atëherë me fluturimin e sotëm bëhen katër largime të Kurtit nga Kosova përgjatë një muaji ku qëndroi në vend për më pak se një javë.

Opozita vizitat e Kurtit jashtë vendit i ka quajtur “humbje kohe”.

/Nacionale/

Lajme të ngjashme