Isa Mustafa flet për Nacionalen: Fjalët e Kurtit për vizitën në Amerikë janë si të një studenti të dobët - NACIONALE

Isa Mustafa flet për Nacionalen: Fjalët e Kurtit për vizitën në Amerikë janë si të një studenti të dobët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sot është dita e njëmbëdhjetë e kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E pak ditë para se të përfundojë kjo vizitë e tij, Kurti deklaroi se “Kjo është vizita më e gjatë e ndonjë kryeministri të Kosovës që ka bërë ndonjëherë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Por, këtë deklaratë, ish-kryeministri Isa Mustafa po e krahason të njëjtë si me fjalët e një studenti të dobët i cili arsyetohet me zgjatjen e studimeve për 10 vjet.

Mustafa këtë e cilësoi si të një personit që studimet i zgjasin shumë, e për t'u arsyetuar, lavdërohet se ka studiuar 10 vjet.

“Kjo përngjan në përvojën e atyre që bëjnë gjatë për t'i kryer studimet e për t'u arsyetuar lavdërohen se kanë studiuar 10 vjet.

Veç Tito shkonte nga 2-3 muaj me anije në vendet e painkuadruara, u shiste armatim, blente naftë e merrte kredi me përkrahje të tyre.

Albini nuk është Tito dhe SHBA-të nuk janë vend i painkuadrur. Janë lidere botërore me agjenda të stërngarkuara dhe politika të qarta ndaj krizës botërore”, tha Mustafa për Nacionalen.

Mustafa tha se vizitat në kompanitë e komunitetet shqiptare nuk japin efekt pa përkrahje nga politikat qeveritare amerikane.

Vizita e z. Kurti në SHBA gjen arsyen në rast se bashkërenditen politikat me Departamentin e Shtetit dhe me Shtëpinë e Bardhë.

Vizitat kompanive dhe komunitetit shqiptar janë për t'u vlerësuar, por ato nuk japin efekte pa përkrahje nga politikat qeveritare amerikane. As Kryeministri dhe as Presidentja nuk i bëjnë mirë vendit nëse mendojnë se mund të kamuflojnë politikat e jashtme para opinionit”, tha ish-kryeminstri Isa Mustafa.

Tutje Mustafa për Nacionalen shtoi se Kosova ka nevojë për komunikim të drejtpërdrejtë me administratën amerikane dhe me BE-në. Sipas tij, kjo nuk mbulohet me vizita në Amerikën Latine dhe në kompanitë amerikane.

Lajme të ngjashme