Konjufca e Tahiri përplasen për Fondin e Sigurisë: Unë e kam dhënë pagën, kush s'e ka dhënë? - NACIONALE

Konjufca e Tahiri përplasen për Fondin e Sigurisë: Unë e kam dhënë pagën, kush s'e ka dhënë?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Fondi i Sigurisë i Qeverisë së Kosovës ka përplasur kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Konjufca e pyetur nëse Tahiri ka informacione se ai nuk e ka dhënë pagën për Fondin.

“Ti, kryeministri, të gjithë deputetët, shefja e grupit, kryetari i Kuvendit, të gjithë ju, bëhuni shembull, jepeni pagën, tregoni qysh jeni për fond”, tha Tahiri.

“Z. Tahiri, a ke informata që unë nuk e kam dhënë pagën?”, e pyeti Konjufca, teksa debati vazhdoi tutje.

Ndërsa Tahiri tha se ka deputetë të pozitës e opozitës në baza individuale që kanë dhënë pagën për Fondin.

“Unë për shembull e kam dhënë. A ke informata që s’e kam dhënë?”, e ndërpreu Konjufca.

“Jo, të përmenda si kryetar i Kuvendit”, u sqarua Tahiri.

Lajme të ngjashme