Raportoi se ia vodhën 50 mijë euro, policia dyshon se dera e shtëpisë së Shkretës është hapur me çelës - NACIONALE

Raportoi se ia vodhën 50 mijë euro, policia dyshon se dera e shtëpisë së Shkretës është hapur me çelës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sot gjatë ditës është raportuar se deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Mirsad Shkretës u janë vjedhur 50 mijë euro në shtëpinë e tij.

Mbi 50 mijë euro para të padeklaruara dhe ari në vlerë 10 mijë euro, thuhet se janë vjedhur nga shtëpia e deputetit dhe shumën e parave dhe arit e ka deklaruar vet Shkreta në polici.

Paratë ka thënë se janë kursime të atij dhe familjarëve të tij. Megjithatë, këtë shumë nuk e ka deklaruar në Agjencinë Kosovare kundër Korrupsionit, shkruan Paparaci

Sipas AKK-së, Shkreta ka deklaruar se i ka mbi 100 mijë euro para të gatshme nëpër institucione financiare në Kosovë dhe Shqipëri.

Vjedhja ka ndodhur të enjten ne lagjen Kalabria, dhe me këtë rast po merren Krimet e rënda të Rajonit të Prishtinës.

Policia është informuar për rastin pas orës 1 të mesnatës. “Njësia policore ka shkuar ne atë lokacion dhe kanë kontaktuar me ankuesin Mirsad Adem Shkreta (deputet i Kuvendit të Republikës)”, thuhet në raportin e policisë.

Shkreta kishte raportuar në Polici se kishte dalë nga banesa e tij të premten e 23 qershorit dhe kur ishte kthyer në banesë pas orës 1, kishte vërejtur se dikush kishte hyrë në banesë dhe kishte vjedhur gjëra me vlerë, shkruan Demokracia.

Kujtojmë se Shkreta ishte dënuar edhe nga Gjykata Themelore e Ferizajt, më një gjobë prej 300 eurosh në vitin 2012 për mos deklarim të pasurisë, gjatë kohës sa ishte asamblist i VV-së, në komunën e Hanit të Elezit.

Deputeti i LVV-së Mirsad Shkreta u kishte thënë policëve se ende nuk e di çka i ishte vjedhur.

Por tashmë Policia e Kosovës ka filluar të dyshojë se personi që e ka kryer vjedhjen ka hyrë me çelës në banesë, pasi që Policia nuk kishte gjetur dëshmi që është thyer dera me forcë.

Për rastin në fjalë kanë reagur edhe shumë analsitë.

Ishin Valon Syla, Blerim Latifi dhe Zaba Avdiu që kanë shkruar në lidhje me këtë vjedhe të 50-mijë eurove të deputetit të LVV-së.

Blerim Latifi që ka shkruar një status në Facebook, ku ka ironizuar se punët sekretë shqiptarët i kanë bërë historikisht me baxhanakun.

“O Mirsad Shkreta, po vëlla me pas s’ti len 50 mijë euro te shtëpia, e le mo baxhanaku. Po qysh lihen 50 mijë euro kesh në shtëpi?”, ka shkruar Syla në Facebook.

Kurse aktivistja Zana Avdiu ka shkruar: Mbi 50 mije euro i vidhen deputetit Mirsad Shkreta, ne shtepi. Shtrohet pyetja, pse i ka pas ne shtepi? Edhe qysh nje deputet i ka mbi 50 mije euro te padeklarume?

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi e cila përmes një shkrimi në Facebook tha se dikur VV-së iu gjenin gurë e molotovë, ndërsa sot po iu ‘vjedhjen’ mbi 50 mije euro të padeklaruara.

“Çfarë jetë e çuditshme. Dikur Vetëvendosjes iu gjenin gurë e molotovë, mjete këto që i përdornin për kauza të ‘mëdha’, e sot po iu gjinden e ‘vidhen’ mbi 50 mijë euro. Të mos harrojmë, të padeklaruara, CASH. Kryeministër, qysh je? Qysh i ke pasanikët?”, shkroi Bytyçi në Facebook.

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa përmendi parullën e dikurshme të VV-së: ‘Me hajna nuk ka shtet’.

“Mirëmbrëma propaganda VV. Bagjaneqt qysh i keni?Qysh ke ajo “me hajna nuk ka shtet” a? A? A tash ndoshta e keni ndrru’ trakën që keni hypë n’karriga t’lëkurës t’xhipave? A?, ka shkruar Mustafa.

Nuk lanë pa reaguar edhe ish-bashkpartiakët e tij nga PSD, ku Nol Nushi ka ironizuar me një propozim sa i përket deklarimit të pasurisë, ku përveç familjes së ngushtë, të futet edhe baxhanaku.

“Propozoj qe ne formularin e deklarimit te pasurise, pervec familjes se ngushte, me e shti edhe kategorine e baxhanakit. Ku ka ma ngat se baxha!!!“, shkroi Nushi. /Nacionale/

Lajme të ngjashme