Vetëvendosje po e arsyeton nepotizmin dhe klientelizmin që aq shumë e kishte kritikuar - NACIONALE

Vetëvendosje po e arsyeton nepotizmin dhe klientelizmin që aq shumë e kishte kritikuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje sa ishte në opozitë vazhdimisht ka kritikuar qeveritë për nepotizëm dhe klientelizëm. Pretendimet e tyre i ishin forcuar pas aferës “Pronto”, në të cilën ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, dëgjohej në audio duke punësuar zyrtarë të kësaj partie nëpër institucione publike. Por, me ardhjen në pushte, LVV-ja ka harruar parimet e proklamuar sa ishte në opozitë. Tani si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal kjo parti po punëson aktivistë

Kushërinjtë janë për të shtëpia, familja është për të shtëpia…fisi është për dasma, për gazmend privat – nuk ka dasma nëpër ministria”, pati deklaruar kryeministri Kurti, në një atmosferë gazmore gjatë fushatës, duke dashur të kritikonte standardin e ulët të meritokracisë në procedurat punësimit që kishin krijuar qeveritë e kaluara.

Duke kritikuar logjiken e qeverive të PDK-së, DLK-së dhe AAK-së dhe duke proklamuar shanse të barabarta për të gjithë në procedurat e punësimit, Kurti kishte arritur të marrë mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit të kaluar.

Por, me ardhjen në pushtetit, LVV-ja u infektuar me praktiken të cilën e kishte kritikuar aq shumë.

Me një ritëm të shpejtë, qëndrueshmëria e kritikës së Vetëvendosjes, përjetoi një zbehje.

Shumë shpejtë kjo parti filloi të adaptoi praktika të ngjashme të emërimeve dhe punësimeve të mbyllura brenda rrethit të subjektit politikë.

Këto punësime nuk u kufizuan tek bordet, ose pozicione politike brenda ministrish të caktuara, ato arritën deri kompani publike e konkurse të rregulluara, sikurse ky i fundit brenda Korporatës Energjetike të Kosovës.

Tani partitë që kanë qenë në pushtet po ia kthejnë kritiken përfaqësuesve të LVV-së.

Në seancë e fundit të Kuvendit të Kosovës, ku u mbajt debati për siguri në vend, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, adresoi kritika për nepotizën për disa qeveritarë. “Ministër, je nga ata qe ke me u mbajte mend për punësimin në fillim të mandatit, për punësimin e motrave, vëllezërve, akrabave dhe rrethit. Ti ma shumë do të mbahesh mend për familjarizëm sesa për angazhim në rend, në fuqizim e rendit publik”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa, përgjigjja e deputet të LVV-së, Arbër Rexhaj, ngjau me një nga folësit tipik të rendit paraprak të PDK-së. “Fundja e fundit, secilit e ka te drejtën e lirë si qytetarë i Kosovës për tu punësu”, deklaroi Rexhaj.

LDK-ja e krahason drejtorin e LVV-së me Adem Grabovcin

Praktiken e partive që kishte kritikuar, LVV-ja po e përdor edhe në nivelin lokal, në ato pak komuna ku po qeverisë.

Të premten, qeverisja e Shpejtim Bulliqit ka marrë kritika të ashpra nga partia opozitare LDK.

Përfaqësuesit e LDK-së përmes një aksioni simbolik kanë treguar se drejtori i arsimit në këtë komunë, Avni Fetahu, po e përdor logjikën e ish-shefit të GP-së së PDK-së. “Punësimin e dhjetëra familjarëve dhe militantëve të LVV-ës në arsim pa zhvilluar procedura konkursi, kuvendarët e LDK-së e krahasuan me skandalin ‘Pronto’ që për protagonist kryesor kishte Adem Grabovcin, ndërsa në rastin e Komunës së Podujevës, protagonist është drejtori i arsimit, Avni Fetahu.” është thënë në një njoftim të degës së LDK-së në Podujevë.

Sipas LDK-së, punësimet të cilat rastisin të jenë të militantëve ose familjarëve nuk janë keqpërdorimet e vetme në fushën e arsimit, nga ekzekutivi i Vetëvendosjes në Podujevë.

Veç kësaj, në njoftim thuhet se parregullsitë shtrihen deri tek përgjysmimi i normës së mësimdhënësve, skandali me drejtorët e shkollave, përcaktimi i fituesve të bursave për studentë.

Afera e konkursit të KEK-ut

Rasti më eklatant i parregullsive në konkurset e institucioneve publike nën qeverisjen e LVV-së ka qenë konkursi i fundit në KEK. Mediat dhe opozita kanë akuzuar LVV-në në një formë mjaftë të argumentuar për nepotizën e klientelizën në këtë konkurs.

Për parregullsitë e këtij kishte raportuar edhe gazetën Nacionale, ku kishte evidentuar se aty ishin punësuar familjarë të deputetëve të LVV-së dhe aktivistë të shumët të kësaj partie.

Raportimet dëshmuan lidhjet familjare dhe partiake të deputetëve me të pranuarit. Veçanërisht, ishin dëshmuar lidhjet e deputetit Halil Thaqi, me një numër të kandidatëve të pranuar dhe ndikimi i tij në tërë procesin, sikur në kohen e Adem Grabovcit.

Pas raportimeve për parregullsi, Prokuroria e Kosovës, kishte filluar një hetim të përgjithshëm për krejt procesin, sikurse veprojë edhe vetë Korporata Energjetike e Kosovës, e cila krijojë një komision të pavarur hetimi.

Duke u mbështetur në gjetjet e komisionit të brendshëm të KEK, drejtori Nagip Krasniqi vendosi për pezullimin e krejt këtij konkursi, dhe rifillimin e plotë të tij në rrethana tjera.

Çështja qëndron se fenomeni i punësimeve dhe arritjeve jo-meritokratike, tejkalohet me luftim të praktikave ekzistuese, jo me fjalime eufemiste, ndërsa funksionimi i ofruar nga Vetëvendosje në praktikë mbetet pak ose shumë i ngjashëm me të kaluarit, të cilin ata e quanin rendi “Pronto”.

Lajme të ngjashme