Xhevdet Pozhari flet për Nacionale pas kërcënimit: Shemsi Syla më kërcënoi në restorant, isha me disa miq - NACIONALE

Xhevdet Pozhari flet për Nacionale pas kërcënimit: Shemsi Syla më kërcënoi në restorant, isha me disa miq

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Xhevdet Pozhari ka folur për Nacionalen për kërcënimin që i ndodhi nga një zëvendësministër i Qeverisë Kurti.

Ai ka treguar për herë të parë emrin e tij.

“Shemsi Syla ishte. Zv/ministër i mbrojtjes. Për një ironizim që kam bërë me deklarimin e tij se nuk kemi rreizk nga Serbia, apo diçka të ngjashme”, ka thënë Pozhari për Nacionale.

Tutje ai ka treguar se kërcënimi nga zëvendësministri i Mbrojtjes erdhi direct në një restorant.

“Kërcënimi ishte direkt në një restorant. Ishin disa të njohur të përbashkët dhe po më vjen keq prej tyre. Në këtë mënyrë u bo kontakti i rastësishëm kur u përshëndetëm dhe ai shpërtheu ndaj meje”, tha ai për Nacionale.

Lajme të ngjashme