<b></b> As për Ramazan s'ndalet dhuna në familje: Për pak ditë 30 raste, prej të cilave disa shumë të rënda

As për Ramazan s'ndalet dhuna në familje: Për pak ditë 30 raste, prej të cilave disa shumë të rënda

24.04.2022 15:47

Në harkun kohor prej gjashtë ditësh, Policia e Kosovës ka raportuar plot 30 raste të dhunës në familje.

Ramazani merret si muaj i mëshirës dhe harmonisë familjare, por duket se këto dy veti nuk kanë qenë aq të shprehura në familjet kosovare që nuk po arrijnë të ndalin dhunën brenda tyre.

Mbi tridhjetë familjarë e kanë pësuar gjatë këtyre gjashtë ditëve, kryesisht me dhunë fizike. Mes tyre ka pasur po ashtu edhe viktima të dhunës psikike nga familjarët e tyre.

Por, ka pasur edhe therje me thika.

Gjatë ditës së sotme, 24 prill, në Gjakovë u raportua për një rast mjaft të rëndë në të cilin një dhëndër e një vjehërr ishin rrahur e ishin therur me thika me njëri-tjetrin. Fatkeqësisht, si pasojë e kësaj përleshjeje e kishte pësuar më së keqi një vajzë e mitur – e cila dyshohet se ishte e martuara me dhëndrin dhe vajza e vjehrrit. Therja asaj i kishte ardhur nga babai i saj.

Shumica e viktimave nga dhuna familjare gjashtëditore janë gra. Prej tyre, roli më i shpeshtë shoqëror në raportet policore si viktimë është ai i bashkëshortes (gruas) derisa numri më i shpeshtë i agresorëve është ai i bashkëshortëve (burrave).

Sidoqoftë, ka pasur edhe gra të cilat kanë kryer sulme. Së fundi, një grua e ka kanosur burrin me gjithë fëmijët se do t’i vrasë pasi kishte ikur nga shtëpia në Hajvali.

Një grua tjetër e kishte sulmuar vjehrrën në Malishevë më 21 prill.

Po ashtu, dy gra (që besohet të jenë kunata) kanë rrahur të dy prindërit e burrave të tyre.

Sa i përket qyteteve, me numër të rasteve prijnë Prishtina (me 9) dhe Gjakova (me 6).

TË  DH Ë N A T e papërpunuara nga raportet policore prej 18 deri më 24 prill:

24 prill: Burri me fëmijë kanoset nga gruaja e tij me vrasje | Hajvali, Prishtinë

24 prill: Gruaja sulmohet fizikisht nga burri | Prishtinë

24 prill: Dhëndri me vjehrrin rrahen dhe therren me thika me njëri-tjetrin, e pëson vajza e mitur | Gjakovë

24 prill: Një grua ofendohet dhe sulmohet nga babai i saj | Gjakovë

23 prill: Nëna kanoset dhe sulmohet nga djali i saj | Prishtinë

23 prill: Gruaja sulmohet nga burri, i cili arrestohet | Obiliq

23 prill: Gruaja me nënshtetësi gjermane sulmohet fizikisht nga burri | Prizren

23 prill: Babai sulmohet nga i biri i tij | Prizren

23 prill: Gruaja sulmohet nga burri i saj, i cili arrestohet | Gjakovë

22 prill: Gruaja sulmohet nga burri i saj, i cili arrestohet | Prishtinë

22 prill: Gruaja dhunohet psiqikisht nga burri dhe e bija | Prishtinë

22 prill: Gruaja sulmohet fizikisht nga burri i saj | Prishtinë

22 prill: Motra sulmohet nga i vëllai saj | Prishtinë

22 prill: Gruaja sulmohet nga burri i saj | Gjakovë

21 prill: Gruaja dhe babai sulmohen nga burri, respektivisht i biri | Fushë Kosovë

21 prill: Gruaja sulmohet fizikisht e psiqikisht nga burri | Deçan

21 prill: Gruaja kanoset nga burri i saj | Malishevë

21 prill: Vjehrra sulmohet fizikisht nga reja e saj | Malishevë

20 prill: Burri është provuar të sulmohet nga gruaja e tij | Drenas

20 prill: Gruaja ka ushtruar dhunë psiqike ndaj gruas së tij | Pejë

20 prill: Gruaja është sulmuar fizikisht nga burri i saj | Pejë

20 prill: Gruaja me të birin sulmohen nga burri respektivisht babai | Gjakovë

20 prill: Gruaja kanoset dhe dëbohet nga shtëpia prej burrit të saj | Gjakovë

19 prill: Gruaja sulmohet fizikisht nga burri i saj | Prishtinë

19 prill: Motra dhe vëllai janë rrahur mes vete, të dy arrestohen | Prishtinë

19 prill: Gruaja rrahet nga burri i saj, që arrestohet | Prizren

19 prill: E dashura sulmohet fizikisht nga i dashuri i saj | Mitrovicë e Veriut

18 prill: Dy meshkuj me lidhje familjare rrahen me njëri-tjetrin | Obiliq

18 prill: Prindërit e burrave sulmohen nga dy kunata | Prizren

18 prill: Gruaja sulmohet nga burri i saj | Vushtrri

Tjera nga autori:
1