<b></b> Java e fundit e Ramazanit: 5 burra të dehur rrahin gratë, dy dhunojnë edhe shtëpitë e tyre

Java e fundit e Ramazanit: 5 burra të dehur rrahin gratë, dy dhunojnë edhe shtëpitë e tyre

01.05.2022 10:18

Gjatë javës së fundit janë raportuar plot njëzet e shtatë raste të dhunës në familjet kosovare. Por, e pazakonta për këtë javë në krahasim me të tjerat qëndron se në pesë prej këtyre rasteve burrat dhunues nuk ishin esëll.

Këta pesë burra ishin në gjendje të dehur kur kishin kryer dhunën në familje. Gjatë ditës së djeshme u raportua se një burrë kishte rrahur gruan e tij në këtë gjendje në Mitrovicë të Veriut. Rasti i dytë ka ndodhur në Fushë Kosovë. I treti në Graqanicë. I katërti po ashtu në Fushë Kosovë ndërsa i pesti në qytetin e verës, Rahovec.

Dy prej këtyre burrave, përveç grave kanë dhunuar edhe shtëpitë e tyre. I pari burrë nga Fushë Kosova kishte thyer xhamat e shtëpisë së tij, ndërsa i dyti qytetar ishte nga Rahoveci dhe në shtëpi kishte shkaktuar dëme të përgjithshme.

Shtatë nga njëzet e shtatë rastet e dhunës në familje përgjatë këtij shtatë-ditëshi kanë ndodhur në kryeqytet, Prishtinë.

Sa i përket sekseve, në vetëm një prej tyre burri kishte raportuar gruan e tij. Kjo e fundit kishte dalë nga shtëpia në Hajvali dhe më pas e kishte thirrë burrin në telefon për ta kanosur me vrasje. Përveç burrit, ajo kanosi edhe fëmijët e saj. Por, me dorë nuk ishte prekur asnjë burrë i vetëm nga gratë për dallim nga javët e kaluara. Në anën tjetër, e kanë pësuar të paktën 21 gra (bashkëshorte).

Po ashtu, mes viktimave janë edhe të paktën katër nëna dhe dy vajza.

Shumica prej këtyre rasteve të dhunës të raportuara në raportet policore 24-orëshe ishin të natyrës fizike, por pesë prej tyre përbënin atë që Polciia e Kosovës e cilëson dhunë psikike. 

T Ë D H Ë N A T E P A P Ë R P U N U A R A

30 prill:

Prishtinë | Burri rrah nënën e tij;

Prishtinë | Burri rrah gruan e tij;

Gjilan | Burri arrestohet pasi e rrahu gruan e tij;  

Ferizaj | Burri rrah gruan e tij;

Prizren | Burri rrah gruan e tij;  

Istog | Burri rrah gruan, plus vajzën;  

Mitrovicë e Veriut | Burri raportohet se rrahu gruan, i dehur;

29 prill:

Fushë Kosovë | Burri sulmon gruan e tij, then edhe xhama të shtëpisë, i dehur;

Mamushë | Burri rrah gruan;

28 prill: 

Prishtinë| Burri ushtron dhunë psikike ndaj një gruaje me të cilën po bashkëjetonte;

Deçan | Djali ushtron dhunë psikike ndaj dy prindërve të tij;

Gjakovë | Burri ushtron dhunë psikike ndaj gruas së tij;

Malishevë | Burri ushtron dhunë ndaj nënës së tij;

27 prill:

Graqanicë | Burri sulmon në gjendje të dehur gruan e tij;

Klinë | Burri sulmon gruan e tij;

26 prill:

Fushë Kosovë | Burri në gjendje të dehur ushtron dhunë psikike ndaj gruas dhe vajzës;

Prishtinë | Burri rrah gruan dhe vajzat e tij;

Pejë | Burri rrah gruan;

Malishevë | Burri rrah gruan;

25 prill:

Prishtinë | Burri rrah nënën;

Prishtinë | Burri ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj gruas së tij;

Rahovec | Burri në gjendje të dehur ushtron dhunë (s’dihet ndaj kujt) dhe dëmton shtëpinë;

24 prill:

Hajvali | Gruaja kanos me vrasje burrin dhe fëmijët pasi del nga shtëpia;

Prishtinë | Burri rrah gruan;

Gjakovë | Dhëndri e vjehrri rrahen dhe theren me thika mes vete, e pëson vajza;

Gjakovë | Babai rrah vajzën;

Tjera nga autori:
1