<b></b> Jeta në Kosovë, më e lira në Ballkanin Perëndimor

Jeta në Kosovë, më e lira në Ballkanin Perëndimor

08.05.2022 20:04

Ngritja e çmimeve në vendin tonë është më se evidente, por sërish mund të krenohemi për diçka.

Jetesa tek ne është më e lira në Ballkanin Perëndimor, përcjell Gazeta Nacionale.

Kështu ka transmetuar REL, duke u thirrur në raportin e numbeo.com.

Ky indeks i shpenzimeve llogaritet në bazë të fuqisë blerëse, çmimit të banimit, ushqimeve e restoranteve.

Kësisoj, nga 139 vende, sipas sajtit respektiv, Kosova pozicionohet e 134-ta, kurse nga ato me koston më të lartë në rajon, është Kroacia, që renditet e 59-ta.

Në nivel global ndërkaq, Zvicra dhe Bermundet janë dy vendet me koston më të lartë për jetesë, kurse Pakistani e Afganistani, janë dy vendet ku kosotoja e jetesës është më e lira.

Këto të dhëna janë për këtë vit kalendarik.

Siç edhe mund të shihni në të dhënat e mëposhtme, pas Kosovës, më së liri jeta në Ballkanin Perëndimor, kushton në Maqedoni të Veriut.

Shqipëria është e treta në këtë renditje, duke zënë vendin e 99 në botë, saktësisht tre pozita para Bosnjës e Hercegovinës.

Për dy vende më e shtrenjtë është Serbia, teksa Mali i Zi, është i fundit para Kroacisë për nga kostoja e jetesës. Thënë shkurt, te fqinjtë tanë perëndimorë jeta kushton më së shtrenjti, nëse heqim nga lista Kroacinë, që veçse është pjesë e Bashkimit Evropian.

Më poshtë edhe të dhënat e plota, teksa kujtojmë se Nacionale vazhdimisht ka raportuar për shtrenjtimin e çmimeve në vendin tonë, ku kryesisht bënë bujë ato produkte që edhe prodhohen te ne.

/Nacionale/

Tjera nga autori:
1