<b></b> Opozita kërkon që rishikimi i buxhetit të bëhet sa më shpejt

Opozita kërkon që rishikimi i buxhetit të bëhet sa më shpejt

23.04.2022 10:23

Partitë opozitare kanë kërkuar nga Qeveria që Projektligjin për rishikimi i buxhetit ta sjell sa më parë në Kuvend.

Deputetët e këtyre partive kanë fajësuar Qeverinë se qëllimshëm po e zvarrisin këtë çështje.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se buxheti aktual është më shumë konsumues sesa i orientuar drejt zhvillimit.

“Rishikimi i buxhetit në muajt qershor dhe korrik mund të na vijnë në Kuvend. Kjo Qeveri nuk ka plan si t’i adresojë shumëçështje dhe tani nxjerr instrumente populiste të pavlera për të shpërndarë ka 100 euro për qytetarë. Qeveria duhet të ndërtojë politike ekonomike të cilat dobitë e asaj politike të jenë jetëgjate”, ka thënë ai për EO.

Sipas tij, ky buxhet është më tepër konsumues.

“Ky buxhet nuk është i orientuar drejt zhvillimit të Kosovës. Më tepër është buxhet konsumues sepse po duhet me marr kredi për skema sociale që i bie është Qeveri pa organizim, pa plan dhe Qeveri pa politika të qarta zhvillimore për këtë vend”, është shprehur ai.

Edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala thotë se duhet që sa më parë të ridestinohen mjetet në investime zhvillimore.

Ai shtoi se duhet buxhet për sigurinë e vendit, zbatimin e Ligjit të pagave dhe rimëkëmbjen ekonomike të ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Sipas tij, ka bllokim total të të gjitha projekteve dhe shpërndarje të parasë kesh, duke shtuar se nuk është ndërmarrë asnjë veprim investues në ndërmarrje publike e as në sektorin privat.

“Ne në parim ende nuk kemi parë draftin e planifikimit. Do të duhej të vinte shumë më herët rishikimi buxhetor dhe do të duhej të ridestinoheshin mjetet në situata të investimeve reale zhvillimore. Do të duhej të kishim buxhet të qartë për sigurinë e vendit për shkak të agjendës që kemi linja të forta buxhetore që i përgjigjensituatës së sigurisë. Një buxhet që do të plotësonte kërkesat sociale e në këtë rast do të duhej të kishim buxhet i fillimit të zbatimit të Ligjit të pagave dhe do të duhej të kishim buxhet që do të ndihmonte rimëkëmbjen ekonomike te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, ka deklaruar Shala.

Ai ka treguar se parimisht Qeveria ka bërë vetëm shpërndarje të mjeteve kesh dhe asgjë tjetër në kuptimin e implementimit të ligjit të buxhetit. “Kemi bllokim total të gjitha projekteve dhe shpërndarje të parasë kesh qoftë në sektorin e energjisë qoftë në sektorë të tjerë siç është çështja e paketës 100 milionësh. Paratë po shpenzohen efektet ekonomike janë zero. Ne kemi pritur se do të kemi investime të mëdha në sektorët prodhues të cilët nuk po ndodhin në këtë vit të qeverisjes Kurti

asnjë veprim investues në ndërmarrje publike e as në sektorin privat. Kemi shtangnim në kuptimin investiv dhe zhvillimor të vendit. Janë bllokuar shumë projekte të mëdha kapitale dhe investitorë strategjik”, ka deklaruar Shala./EO/

Tjera nga autori:
1