<b></b> Pse investimi në IBAS është gjëja e duhur?

Pse investimi në IBAS është gjëja e duhur?

20.04.2022 19:52

Jemi mësuar që lajme të tilla të shohim vetëm në shtetet me ekonomi të zhvilluar e të qëndrueshme se filan kompania ka hapur mundësinë e shitjes së aksioneve apo se filan kompania arriti të mbledhë kaq fonde nga shitja e aksioneve të kësaj apo asaj serie. Por, nuk jemi mësuar që ngjarje të tilla të ndodhin në Ballkanin Perëndimor. Ose, të paktën, nuk kemi ka rastisur që ngjarje të tilla të bëhen në publik. Këtë risi në Kosovë po e sjell Institucioni financiar IBAS Sh.A. Pra, ky institucion për herë të parë po i jep mundësi publikut të gjerë të investojë në IBAS Sh.A. duke fituar kështu të drejtat dhe privilegjet që japin aksionet preferenciale, sipas përkufizimit me Ligjin nr. 06/L-016 për Shoqëritë Tregtare.

Zyrtarët e këtij institucioni shprehen të lumtur se Kapitulli III - Aksionet dhe Letrat me Vlerë i Ligjit për Shoqëritë Tregtare dhe neni 10 të Statutit të IBAS Sh.A. të aprovuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve pranë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë iu krijon bazë të fortë ligjore për shitjen e aksioneve te palët që plotësojnë kërkesat legjislative të Bankës Qendrore të Kosovës. Ata janë të bindur se suksesi i IBAS Sh.A. dhe siguria juridike që ofron Ligji Nr. 04/L-220 për investime të huaja është mundësi e jashtëzakonshme edhe për diasporën kosovare që kursimet e tyre t’i investojnë në institucione financiare të së ardhmes siç është IBAS.

Pse investimi në IBAS është gjëja e duhur?

IBAS (Innovative Banking and Attractive Solutions) si institucion financiar tashmë ka dëshmuar suksesin e tij. Për më pak se 2 vjet të operimit, IBAS si i vetëm ka digjitalizuar rreth 1,800 pika pagese, krahas më pak se 7,000 në gjithë Kosovën, të digjitalizuara nga i gjithë sektori bankar, bashkërisht. Ky proces do të vazhdojë deri në digjitalizimin e plotë të tregut të pagesave. Për rreth një vit prej lansimit të kredive për pagesa, IBAS ka pranuar e shqyrtuar afër 3,000 aplikime dhe ka financuar një numër të konsiderueshëm të tyre. Është vlerësuar 25.6 milion euro prej ekspertëve ndërkombëtarë të "Merge & Acquisitions" me bazë në Bruksel, dhe ka synime të qarta e plan biznesi të bazuar që këtë vlerë ta pesëfishojë brenda 3 – 5 vjetëve të ardhshme. Së fundmi, është duke zhvilluar teknologjinë që mundëson realizimin e pagesave digjitale pa kartelë, pa telefon të mençur, pa orë të mençur, pa shenja biometrike dhe pa fonde, nëse kjo është e nevojshme dhe për këtë, në Londër ka dorëzuar kërkesë patentimi ndërkombëtar. Për më shumë iu ftojmë të vizitoni

Tjera nga autori:
1