<b></b> Zbardhet e vërteta për krimin mizor në Francë: Burri nga Kosova vrau gruan, pastaj veten

Zbardhet e vërteta për krimin mizor në Francë: Burri nga Kosova vrau gruan, pastaj veten

29.04.2022 14:22

Një çift kosovar ishte gjetur i vrarë në ndërtesën ku jetonte në Epinal të Francës, mëngjesin e së martës. Mediat franceze kishin raportuar se ata janë vrarë me thikë. Trupat e pajetë të tyre i kanë gjetur fëmijët.

Dy ditë pas krimit makabër, mediat franceze kanë raportuar sërish për këtë krim. Sipas Prokurorisë në Francë, burri nga Kosova e ka goditur me thikë gruan e tij duke e lënë të vdekur, e pastaj e ka vrarë edhe veten.

“Nëna ishte vrarë nga bashkëshorti, dhe ky i fundit e kishte përdorur thikën e njëjtë për ta vrarë veten”, ka thënë prokurori Frederic Nahon, transmeton gazeta Nacionale.

“Nga autopsia u zbuluan disa plagë me thikë, duke përfshirë edhe plagë në tentim për mbrojtje në trupin e gruas 44-vjeçare. Nga hetimi konfirmohet se mëngjesin e së martës ka ndodhur një zënkë verbale mes prindërve, ku bashkëshorti e kishte akuzuar gruan për tradhti. Skena e krimit ndodhi në banjon e banesës, ku një nga fëmijët pastaj e theu derën dhe i zbuloi trupat e pajetë”, ka thënë tutje Prokurori i rastit.

Tetë fëmijët e çiftit janë nën kujdesin e shërbimeve sociale.

Familja me origjinë nga Kosova jetonte në Francë që nga viti 2018 dhe kishin statusin e refugjatëve. Tre nga tetë fëmijët ishin të rritur. Shtatë jetonin ende me prindërit e tyre, dhe pesë ishin në shkollë.

Çifti nuk ishte i njohur më herët për probleme, ose ndonjë ankesë për dhunë, shtoi tutje prokurori Nahon.

Jozyrtarisht është raportuar se gruaja ka qenë me prejardhje nga qyteti i Vushtrrisë kurse burri nga Dubrava e Istogut.

Çka ndodhi?

Një burrë e një grua me origjinë nga Kosova janë gjetur të vdekur në apartamentin e tyre në qytetin Epinal të Francës. Trupat e tyre janë gjetur me plagë nga një mjet i mprehtë, që dyshohet të jetë thikë, dhe Policia nuk ka përjashtuar asnjë hipotezë për momentin, shkruan France TV Info.

Çifti ishte rreth të dyzetave. Jetonte në apartament me shtatë fëmijët e tyre, nga pesë deri në 21 vjeç.

“Plagë nga therja janë vërejtur në trupin e gruas dhe burrit”, ka konfirmuar prokurori publik i Epinal, Frederic Nahon, në një deklaratë për shtyp të publikuar të mërkurën.

“Fëmijët, njëri 4-vjeçar, 13-vjeçar, 16-vjeçar, 19-vjeçar dhe 21-vjeçar u evakuuan nga dritarja e apartamentit nga zjarrfikësit. Dy fëmijët e tjerët ndodheshin në shkollë. Fëmijët e lajmëruan rastin tek autoritetet”, ka shtuar Nahon.

Nahon ka thënë se nuk duhet të përjashtohet asnjë hipotezë, teksa konfirmoi se do të kryhet autopsia, si dhe do të merren dëshmitë e fëmijëve dhe dëshmitarëve të tjerë.

Familja ishte strehuar në Francë që nga viti 2018.

Tjera nga autori:
1