23 gra përjetuan dhunë fizike e psiqike javën e kaluar nga burrat - NACIONALE

23 gra përjetuan dhunë fizike e psiqike javën e kaluar nga burrat

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në javën që po e lëmë pas në vend, janë shënuar 23 raste të dhunës në familje, në qytete të ndryshme të Kosovës.

Rastet e raportimit shumica janë të grave të cilat kanë lajmëruar burrat e tyre për dhunën e ushtruar në to, përveç një rasti në Gjilan dhe Viti ku nënat e kanë pësuar nga djemtë e tyre.

Qyteti i Vushtrrisë prinë me 4 raste, Prishtina 3, Peja e Obiliqi 2. Ndërsa Zveçani, Fushë Kosova, Leposaviçi, Lipjani, Gjakova, Prizreni, Gjilani, Vitija, Kamenina me nga një rast.

Gjatë ditës së sotme 22 maj është raportuar vetëm një rast i ofendimit dhe kanosjes së një burri ndaj bashkëshortes së saj, në Prishtinë. Ku me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Të dhënat e papërpunuara nga raporti i policisë nga data 22 deri 16 maj.

22 maj: Një grua ofendohet dhe kanoset nga bashkëshorti i saj/ Prishtinë

21 maj: Gruaja dhe vajza e saj sulmohen fizikisht nga bashkëshorti i saj/ Pejë

21 maj: Gruaja dhe vajza e saj sumohen fizikisht nga bashkëshorti i saj/ Zveçan

20 maj: Gruaja ka përjetuar dhunë psiqike nga burri i saj/ Obiliq

20 maj: Gruaja ka njoftuar se burri i saj ka tentuar ta sulmoi atë fizikisht/ Vushtrri

20 maj: Nëna sulmohet nga vajza e saj/ Mitrovicë

20 maj: Gruaja sulmohet fizikisht nga burri i saj/ Vushtrri

20 maj: Gruaja sulmohet nga burri i saj/ Leposaviq

19 maj: Gruaja sulmohet nga burri i saj/ Fushë Kosovë

19 maj: Gruaja sulmohet nga burri i saj/ Mitrovicë

18 maj: Gruaja sulmohet nga ish bashkëshorti i saj/ Prishtinë

18 maj: Gruaja është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj/ Lipjan

18 maj: Burri është sulmuar verbalisht nga bashkëshortja dhe vëllau i saj/ Obiliq

18 maj: Gruaja sulmohet nga burri i saj/ Pejë

18 maj: Gruaja është sulmuar nga burri i saj/ Vushtrri

17 maj: Gruaja është sulmuar nga bashkëshorti i saj/ Prishtinë

17 maj: Gruaja është sulmuar nga burri i saj/ Kamenicë

17 maj: Gruaja është sulmuar nga djali i saj/ Gjilan

17 maj: Gruaja është sulmuar nga djali i saj/ Viti

17 maj: Gruaja është kanosur me thikë nga burri i saj/ Prizren

17 maj: Gruaja është sulmuar fizikisht nga burri i saj/ Malishevë

Lajme të ngjashme