“Po, ne s’e kemi pasur atë problem, asnjëherë. Por në Prziren p.sh., e mora në punë një të komunitetit rom, në ditën e dytë e zumë duke vjedhë telefonin e një klinetje...”, ka rrëfyer ai ngjarjen që i ka ndodhur para dhjetë ditësh.

<b></b> A me lypë, a me punu – pse nuk punojnë lypsarët?

A me lypë, a me punu – pse nuk punojnë lypsarët?

10.05.2022 14:24

Janë me dhjetëra lypsarë që kërkojnë lëmoshë, shumica të komuniteteve pakicë, romë, ashkalli e egjiptianë, që shihen çdo ditë e më tepër nëpër rrugë, restorante, bare. Ne mund t’u japim çdo ditë, t’ua japin gjithë rrogën tonë, por prapë ata do të jenë aty, duke kërkuar. Cila do të ishte zgjidhja? Vendstrehimi nuk do të ishte, sepse atyre prapë do t’u duheshin të ardhura të vazhdueshme për të mbijetuar e jetuar. Atyre u duhet punësim.

Po ku qëndron problemi? A nuk i pranojnë në punë kafenetë, shitoret dhe qendrat tregtare lypësarët e rrugëve vetëm pse janë të komuniteteve? Për ta zbuluar, dola t’i shoh nga afër bizneset se sa i pranojnë lypsarët e rrugëve në punë. Ata të cilët janë të aftë për punë, kuptohet.

Problemi doli të jetë diku tjetër.

Dren Shala, menaxher i kreperisë Big Scoop, thotë se më parë ka punësuar lypsarë në lokalin e tij, dhe do ta bënte sërish, por me kusht “që atë të bënin punën si duhet”.

“Po, ne s’e kemi pasur atë problem, asnjëherë. Por në Prziren p.sh., e mora në punë një të komunitetit rom, në ditën e dytë e zumë duke vjedhë telefonin e një klinetje...”, ka rrëfyer ai ngjarjen që i ka ndodhur para dhjetë ditësh.

Ai mendon se kjo vjen si rezultat që ata kryesisht përtojnë të punojnë.

“Se u vjen më lehtë me fitu para qeshtu (në rrugë). Këtu qëndron problemi, se ata janë të papunësuar, i marr në punë, prapë i marr, s’ka asnjë problem, por të duhet me i largu pas 3 ditësh”, thotë ai.

Me një situatë të ngjashme ishte përballur edhe zonja M. Xh., menaxhere në Interex. Ajo rrëfen se ndër këta punëtorë, ka edhe të rregullt e të disiplinuar, po edhe prej atyre që shkelin rregullat.

Ne shumë depo i kemi me punëtorë të komuniteve, rom dhe ashkali, ata të cilët kanë qenë të interesuar për punë. Unë kam punuar edhe në Viva Fresh, e edhe atje kemi pasë duke mos i shkelur asnjë. Kemi qenë të hapur për secilin, ata që kanë dashur dhe shprehur interesimin për punë. Ne nuk jemi shumë të kënaqur me punën e tyre, ka raste kur edhe kanë vjedhë.” Tha ajo.

Madje në fillim ishte vetëm një sanksion për të tërjhekur vëreitjen dhe më pas ata i kishin larguar nga puna.

Edhe Miranda Bytyqi, menaxhere në Minimax, thotë se si punëdhënës nuk janë diskriminues për personat e komuniteteve, lëmoshëkërkues, e as ndaj atyre me nevoja të veçanta, por i mbajnë në punë me kusht që ata të jenë të dispilinuar dhe të interesuar për punë.

Në pikën 3 të Minimax-it, si qendër më e madhe, përpos të komuniteteve, kemi të punësuar edhe një person me sindrom down”, shtoi ajo.

Jam munduar të flas edhe me disa lypsarë, por ata nuk dëshironin të përgjigjeshin lidhur me punën. ‘Derti’ i tyre i vetëm ishte “a ki para me na dhanë bre motër, bë sevap n’ditë t’ramazanit”.

Paragjykimi për ta është mjaft i thellë dhe imazhi për ta është një problem i madh kulturor. Me këtë mendësi, është e vështirë të binden qoftë institucionet, qoftë bizneset se punësimi i njerëzve të komuniteteve, lypësve e të ngjashme, do të duhej bërë pa i pasur parasysh stereotipet që modelohen herë pas here nga storie të tilla.

Dhe ky stereotip shkon edhe më tutje.

Derisa po pyesja e po hulumtoja për ta, mësova se shumë lypsarë në Prishtinë nuk dalin se kanë nevojë për lëmoshë, por për të përfituar. Madje një qytetar që më pa, më sugjeroi që të mos merrem fare me këtë çështje, sepse sipas tij “ky është biznesi i tyre”, përmes të cilit “shefat” e tyre përfitojnë materialisht. Pra, ekziston edhe ky besim për ta.

Megjithatë, mungojnë programet e veçanta të investimit në arsimimin e përgatitjen e tyre për një jetë “normale” në vendin tonë.

Tjera nga autori:
1