<b></b> E trishtë: 35-vjeçarja e lënduar nga rrëzimi i listit në Prishtinë mund të mbetet e paralizuar

E trishtë: 35-vjeçarja e lënduar nga rrëzimi i listit në Prishtinë mund të mbetet e paralizuar

08.06.2022 08:36

Dita e hënë doli të jetë tragjike në Kosovë. Si pasojë e motit të ligë, shi e erë, vdiqën dy persona. Një në Prishtinë, ku si pasojë e lisit që nga erërat e forta u rrëzua, ndërroi jetë një 30-vjeçar nga rajoni i Podujevës. Viktima i dytë u shënua në Rahovec, ku një person ndërroi jetë si pasojë e goditjes nga rrufeja.

Por e lënduar nga shembja e lisit në Prishtinë mbeti edhe një 35-vjeçare. Ajo në ditën kritike u dërgua për në QKUK ku mori trjatim.

Sipas mjekëve, gjendja e saj shëndetësore është e rënduar si dhe pasojat nga lëndimet mund t’i ketë afatgjata.

Por megjithatë, kjo 35-vjeçare ka hezituar të qëndrojë në QKUK.

Detaje për gjendjen e saj dha mjeku i QKUK-së, Sami Bajçinca.

Ka lëndime serioze, ka marrë lëndime në palcën kurrizore, ka të thyera unazat e shpinës, qafës, eshtra. Gjendja stabile, por pasojat mund të ndihen më vonë, sepse ka rrezik që të mbetet e paralizuar”, ka thënë mjeku Sami Bajçinca.

Mjeku sqaroi se mjekët e QKUK-së kanë rekomanduar që ajo të shkojë për shërim jashtë Kosovës.

“Ajo në orët e vona të mbrëmjes është nisur për shërim jashtë vendit. Ka shkuar për trajtim në Shkup. Domethënë me rekomandim të kirurgëve në spital, ajo ka shkuar jashtë për t’u mjekuar”, tha Bajçinca.

E hëna e ‘zezë’: Dy të vdekur e dy të lënduar i pasojë e motit të ligë

Tragjike ishte dita e hënë për Kosovën. Si pasojë e një stuhie që ishte paralajmëruar ditëve të fundit, një lis ra në lagjen Pejton të Prishtinës. Ai e zuri Erdin Haxhiun nga Podujeva duke e lënë të vdekur, përderisa një grua tjetër mbeti e lënduar.

“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç  është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, konfirmuan nga Policia e Kosovës.

Si pasojë e motit të ligë, një tjetër person ka humbur jetën në Rahovec. Ai është goditur nga rrufeja.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona, shtetas turq, dyshohet se janë goditur nga rrufeja në fshatin Zatriq të Rahovecit të hënën rreth orës 15:55, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë pasi është dërguar në spitalin e Prizrenit.

Sipas Policisë, viktima është i vitit 1988, kurse tjetri i lënduar është i lindur në vitin 1994. Ky i fundit ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë dhe pastaj për në QKUK.

Zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Gjakovës tha se gjendja e të lënduarit është jashtë rrezikut për jetë.

“Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante të policisë si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, sipas të cilit është inicuar rast Hetim i Vdekjes”, tha Sheremet Elezaj.

Tjera nga autori:
1