Gratë e kanë jetën 18% më të shtrenjtë se burrat në Kosovë: Pse shteti i sheh si 'luks' pecetat higjienike për menstruacione?

Gratë e kanë jetën 18% më të shtrenjtë se burrat në Kosovë: Pse shteti i sheh si 'luks' pecetat higjienike për menstruacione?

25.04.2022 14:50

Nëse je vajzë ose grua në Kosovë, jeta jote është më e shtrenjtë për 18% sesa e djemve dhe burrave kosovarë. Dhe kjo jetesë më e shtrenjtë nuk varet nga vajzat ose gratë. Ato duhet të paguajnë deri në 5 euro në muaj më shumë se burrat për një produkt që është esencial: pecetat higjenike për ciklin menstrual. 

Gratë në Kosovë jetojnë në varfëri ekstreme, pa punë, pa prona, plus detyrohemi me ble çdo muaj peceta menstruale me çmim të madh, sepse institucionet e shtetit i trajtojnë këto peceta si produkte luksi”, thotë Leonidë Molliqaj, aktiviste feministe që drejton Iniciativën Feministe “Qika”, që operon edhe si portal feminist në Kosovë. 

Molliqaj në Podcast Nacionale ka treguar se si shteti ka vendosur 18% taksë për produktet e pecetave menstruale. 

Ka taksë 8% dhe 0%, por shteti nuk e vendos këtë produkt te produktet sikur letra higjenike për shembull”, thotë Molliqaj. 

Por përtej shtetit, edhe shoqëria kosovare e konsideron ciklin menstrual si të turpshëm, e gratë si të fëlliqta kur e kanë ciklin”, shton ajo. 

Molliqaj flet në këtë Podcast për atë se si “shoqërisë kosovare i pëlqen që gruaja ka mitër për shkak të riprodhimit, por nuk i pëlqen të flasë për mitrën ose ciklin menstrual”. 

Në këtë podcast diskutohet edhe për dhunën në familje me theks të veçantë tek heshtja që bëhet ndaj dhunës në familje.

Shumë njerëz në Kosovë që thojnë se janë mendjehapur, nuk besojnë përnime në të drejtat e njeriut, sepse nuk mundesh me qenë në rregull që dikush po e dhunon një gru, ose dhunën mes çifteve me konsideru si çështje personale”, thotë ajo.  

Diskutimi vazhdon edhe për tema të tjera sikurse pabarazia dhe mungesa e drejtësisë për gratë si pasojë e fuqisë së burrave të shtetit patriarkal të Kosovës, e për shumë tema të tjera. 

Tjera nga autori:
1