Fjalët që e mbajnë gjallë vëllanë e Xhevdet Pozharit, në komë tash e pesë muaj - NACIONALE

Fjalët që e mbajnë gjallë vëllanë e Xhevdet Pozharit, në komë tash e pesë muaj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në Mjekimin Qendror Intensiv të QKUK-së për më shumë se pesë muaj është duke u trajtuar Ardonit Pozhari. 33-vjeçari ka këto muaj që është në gjendje kome në njërin nga shtretërit e kësaj klinike duke luftuar me jetën. Në situatë si të Ardonitit janë edhe dhjetëra pacientë të tjerë. Nacionale ju sjellë rrëfimin e vëllait të 33-vjeçarit, Xhevdetit si dhe porositë e tyre për t’u bërë ballë situatave të tilla.

Ishte ditë e premte e janarit të këtij vitit. Në orët e pasdites, familja Pozhari nga Prishtina morën një lajm të cilin do të donin që asnjëherë mos ta dëgjonin. Ata u njoftuan se Ardoniti vëllai i Xhevdetit e Lekës, gjendet në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Kaq mjaftoi për t’u nisur e gjithë familja në QKUK. Atje mësuan se Ardoniti 33-vjeçar, ka pësuar gjakderdhje në tru, andaj intervenimi shëndetësor për të, ishte i pashmangshëm.

Në këtë ditë, nisi sfida për Ardonitin vëllain e Xhevdet Pozharit.

Xhevdetin, e njohin të gjithë përmes veprimtarisë si gazetar e pastaj si analist në studiot televizive kosovare.

Me ekipin e Nacionales, qëndruam një ditë të plotë me këtë familje duke sjellë përvojën e tyre me QKUK-n.

O gjumash, a don me ma dhanë dorën? Ardonit, hajde lockë, çu. Qysh je sot? Shtrëngoma dorën. Hajt veç pak. Hej, o pllum, o kingj, Ardonit, a je tu ni, Niti. Shtrëngoma dorën. Hajde loçkë.A dalim me pi kafe? Hajde se ka fitu Kosova. Çu se ka fitu Kosova, çu dalim të festojmë. Hadje se nuk kemi dalë moti”, kjo është biseda që Xhevdeti e Leka e bëjnë shpesh me Ardonitin i cili ka pesë muaj në koma.

Xhevdeti për Nacionalen ka shpjeguar rreth rastit i cili i ka ndryshuar jetën.

“Përvojat e tilla për secilën familje janë tronditëse. Njeriut i duhet kohë për ta marrë veten. Me kalimin e kohës, kur vjen çdo ditë për pesë muaj, kupton se rastet e tilla ndodhin shpesh, e për fat të keq nuk zgjedhin moshë. Ndoshta këto janë edhe ato momentet kur njeriu kupton se sa e fortë është dashnia. Ardoniti u operua disa herë në QKUK- por gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë”, thotë Xhevdeti.

Në rastin e vëllait ka qenë një gjakderdhje shumë e rëndë, kur shumë pak ka pasë shpresa të mbijetesës. Ne sot falë përkushtimit të stafit shëndetësor e lutjeve të pranuara, vazhdojmë të shpresojmë”, vazhdon ai.

Për gjendjen shëndetësore të Ardoniti dhanë detaje edhe mjekët e QKUK-së.

“Gjendja e Ardonitit është gjendje e njëjtë, pa ndryshime sa i përket aspektit të vetëdijes. Parametrat tjerë janë të luhatshëm, por po tentojnë me e stabilizu. Siç e di, ai është në përkrahje respiratore për shkak të problemeve që i ka, dhe ne po mundohemi me i kompensu ato funksione që organizmi nuk mundet me i kry vetë. Në mënyrë artificiale po mundohemi me e kompensu respiracionin. Deri më tani nuk kemi probleme të mëdha. Gjendja vazhdon me qenë në gjendje komatoze. Po presim”, sqaron Gazmend Spahija drejtor në Mjekimin Intenziv Qëndror të Qkuk-së.

E termi koma përfshin një term të gjërë të kësaj gjendje, ku përfshinë pacientët që janë në gjendje të fjetur me barna e që shumica i referohen si gjendje komatoze si dhe koma vegjetative, apo gjendje kome e përhershme është atëherë kur të hiqen nga përdorimi barnat të cilat e mbajnë në gjumë pacientin për shkak të traumave.

Mundohemi që të gjithë këta pacientë që nuk mund që shpejtë të shkëputen nga vemtilatori-aparati i frymëmarrjes neve si pjesë të tretmanit-përvec terapisë medikamentpze që e marrin, e bëjmë ehde pabjen e një vrime në regjionin e fytit që pacienti të mund të ventoilohet dhe në momentin e caktuar kur pacienti ta fitojë një vëllim të mjaftueshëm të frymëmarrjes, qëllimi jonë është që sa më shejtë t’i heçim nga ventilimi mekanik e të vazhdojnë me frymëmarrje të vetën”, thotë Shaqir Uka- shef në MIQ.

Ardoniti la shumë ëndrra e punë të pakryera në gjysmë. Ai për pak muaj kishte planifikuar ta mbledhte familjen në një moment gëzimi.

Ardoniti kishte shumë ëndrra për jetën. Ka qenë fëmijë... unë po i them fëmijë, edhe pse tash është në moshën 33-vjeçare. Unë atë e kam pasë si fëmijë, edhe pse është shumë më i ri se unë. Këtë vit kishim plan ta martojmë, dhe më së paku na duhej ky lajm”./Nacionale.com/

Lajme të ngjashme