<b></b> Ftesë për ofertim – Furnizimi me pajisje klimatizimi për “Dhomat e Serverëve” në IPKO

Ftesë për ofertim – Furnizimi me pajisje klimatizimi për “Dhomat e Serverëve” në IPKO

17.05.2022 10:47

Të nderuar,

IPKO Telecommunications fton të interesuarit për aplikim/ofertim konkurrues për furnizimin me pajisje klimatizimi për “Dhomat e Serverëve” në IPKO.

Dokumentacioni me kërkesat dhe kushtet e përgjithshme për aplikim/ofertim mund të tërhiqet më 17 dhe 18 Maj 2022 në ndërtesën e IPKO-s në Rr. Zija Shemsiu nr.34, Ulpianë, Prishtinë.

Në rast të interesimit, ju mund ta dërgoni ofertën tuaj në adresën e poshtëshënuar, jo më vonë se 25.05.2022, ora 14:00. Oferta duhet të jetë e futur në zarf/ambalazh sipas udhëzimeve të dokumentacionit me kushtet e përgjithshme për ofertim, dhe të shënohet qartë me titullin e qëllimit.

Sinqerisht,                               

IPKO Telecommunications                                                                                   

Ulpianë, Rr. Zija Shemsiu nr.34

10 000 Prishtinë.

Tjera nga autori:
1