<b></b> Gazeta Nacionale depërton edhe në YouTube

Gazeta Nacionale depërton edhe në YouTube

10.05.2022 16:49

Gazeta Nacionale tashmë ka hapur kanalin e saj zyrtar në YouTube. 

Pas shtrirjes së gazetës në platformat konvencionale të mediave sociale, Gazeta Nacionale ka hapur edhe një kanal në YouTube. 

Kjo bëhet për shkak të planeve të gazetës për të rritur edhe sektorin e video-prodhimit. Ajo që mund të themi tash për tash, është se do të kemi edhe një emision të shkurtër të z. Berat Buzhala. 

Shftytëzoni rastin që t'i bëni "subscribe" kanalit qysh tash, në mënyrë që të mos mbeteni të anashkaluar me videot e prodhuara nga redaksia më vonë. 

Nacionale ka bërë bujë të madhe edhe me kanalin e saj në Viber. Ky kanal tashmë ka arritur të bëhet viral duke i pasur mbi 10 mijë anëtarë. 

Nacionale ka marrë mbështetje të gjerë qytetare për gazetarinë profesionale dhe kreative, përkundër kohës së shkurtër të operimit të saj në tregun shqipfolës. 

Tjera nga autori:
1